Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Bashkohen me skuadrën edhe dy sllavë të tjerë

Edhe dje, skuadra lezhjane nuk ka filluar ashtu siç ishte planifikuar, stërvitjen intensive me nga dy seanca. Përgatitjet kanë vijuar me rutinën e ditëve të mëparshme, ku vendin kryesor e ka zënë testi i kontrollit, nëpëmjet një loje brenda grupit të madh dhe në qenër të vëmëndjes kanë qenë sërisht disa nga futbollistët e rinj, të cilët kanë ardhur kohët e fundit për provë. Më shumë se kaq, duket se shkak për këtë është bërë pritja e dy futbollistëve, të cilët dje kanë mbrritur dhe kanë qenë objekt i vëzhgimit nga drejtuesit teknik të skuadrës. Ideja e drejtuesëve lezhajnë, që në fillim ka qenë, që më parë të merrej me formimin e grupit dhe më pas të fillojnë përgatitjet e organizuara. Por siç duket edhe ato nuk do të vonojnë së filluari, pasi me dy futbollistët e ardhur dje, mendohet se nuk ka mbetur gjë që të pengojë zbatimin e një programi stërvitor serioz me të gjithë futbollistët, duke e konsideruar grupin e formuar dhe skuadrën e ndërtuar, sipas projektit dhe kritereve të vëna nga presidenca. Pas stërvitjes së djeshme është bërë njoftimi, se këtë javë skuadra do të lehtësohet dhe për futbollistët e përzgjedhur, ngarkesa e stërvitjes do të shtohet.

Të huajt - Vazhdojnë prurjet në skuadrën lezhjane. Dje janë bashkuar me skuadrën edhe dy futbollistë, për të cilët javën e kaluar është folur shumë. Njëri prej tyre, i ardhur nga Serbia, 26 vjeçari Marjo Gavriloviç luan në mesfushë, kurse tjetri, 22 vjeçar, Zhelko Boshkoviç, që vjen nga Mali i Zi dhe luan në vijën e parë, për të cilin skuadra ka shumë nevojë. Me mbërritjen e Gavriloviç, problemi i mesfushës mund të konsiderohet plotësisht i mbyllur. Sipas drejtuesve, pikërisht ky repart, mund të konsiderohet si pika më e fortë e kësaj skuadre në edicionin e ardhshëm.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top