Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Bëhet Besëlidhja, përsëri në garë për Superioren…

Java e tretë e stërvitjes për lezhjanët ka sjellë plot të reja për ta, ku skuadra që në ditën e parë të kësaj jave, duket se ka marrë formë. Bashkë me grupin e madh të drejtuar nga Ridvan Kulli dhe Gledis Zenuni janë bashkuar plot 5 futbollistë, në mes të cilëve edhe emra të njohur të Kategorisë së Parë. Mbrojtësi serb Stojkoviç, sëbashku me një bashkëatdhetar të tij, dje kanë zhvilluar stërvitjen e parë të sezonit të ri, ndërsa Pepa dhe Malasi kanë rënë dakort me presidentin Noka, për të qëndruar disa ditë nën vëzhgimin e teknikëve lezhjanë. Por i është rikthyer stërvitjes edhe mesfushori-sulmues Halili, i cili në paraqitjen e djeshme ka qenë mjaft dinjitoz. 

Dje në aneksin e stadiumit, sërish është zhvilluar një ndeshje kontrolli, ku përballë formacionit bazë është vënë ekipi i përzgjedhur i të rinjve. Në fakt, duket se pas dy javëve skuadra po formohet. Në portë ka luajtur Xhika, ndërsa në repartin e mbrojtjes Shyti, Stojkoviç, Peqini e Shytani, kurse në mesfushë Gruda, Malasi dhe serbi i parsaardhur, sëbashku me Pepën e Halilin. Ndërsa në sulm, Kulli është në pritje të Dibrës, i cili thuhet se do të vijë sot. Pra gjithçka, deri tani, sipas presidentit Noka është duke ecur sipas parashikimit. 

Ai ka pohuar për “Sport Ekspres”, se puna për të pasuruar skuadrën është një proçes që mbase do të zgjasë. “Tani që kemi në skuadër pjesën dërrmuese të futbollistëve, për dy-tre të tjerë do të mendojmë dhe të matemi mirë. Unë kam premtuar, se këtë sezon do të përfaqësohemi me një skuadër të re, por shumë punëtore dhe efikase”, ka pohuar presidenti Noka. Besoj se jemi në rrugën e duhur. Ndërkaq sot, pritet të ketë dhe të tjera prurje. Ajo që deklarohet është ardhja e ish-mbrojtësit të majtë të skuadrës së Burrelit, Frisku, i cili është mjaft i pëlqyer nga drejtuesit teknik të skuadrës dhe presidenti Noka, për grintën dhe luftën e fortë sportive.

Burimi: Sport Ekspres
Back To Top