Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja ia beson merkaton mbrojtësit Stojkoviç

Aktualisht, në kampin lezhjan po punohet në dy fronte. Prioriteti numër 1 është formimi dhe stërvitja e skuadrës, ku duket se ecuria është mjaft pozitive, ndërsa me shumë kujdes është ndërhyrë, për të vënë në efiçencë të plotë ambjentet sportive. Që pas përfundimit të kampionatit janë marrë të gjitha masat, për të rehabilituar fushën e stadiumit, ku veç mbushjes dhe nivelimit është mbjellë me bar, si dhe është nën kujdesin e veçantë të punëtorëve të klubit. Ndërkohë të gjitha ambjentet e stadiumit i janë nënshtruar rikonstruksionit janë thuajse në përfundim. Meqënëse edhe faza përgatitorja këtë vit do të zhvillohet në Lezhë, në qendër të vëmendjes ka qenë edhe aneksi i stadiumit, i cili nga moçalishte dikur, është kthyer në një ambjent majft të përshtatshëm për stërvitje. Konkretisht aty vazhdojnë punimet dhe kushtet dita ditës përmirësohen. Presidenti Noka ka thënë për “Sport Ekspres” se: “Aktiviteti do të fillojë shumë shpejt dhe gjithça do të jetë gati, sipas kërkesave të FSHF–së”.

Merkato - Kanë mbërritur sërish përforcime tek skuadra lezhjane. Sërish një futbollist serb, dje është bashkuar me Besëlidhjen. Mesfushori 25-vjeçar, Marko Zhivkoviç, është stërvitur me skuadrën dhe ka bërë figurë shumë të mirë në rolin e tij, gjatë një testi kontrolli që organizoi tekniku Kulli, më qëllim për të vëzhguar disa futbollistë të ardhur. Mbrojtësi e qendrës Stojkoviç ka thënë, se Zhivkoviç është një mesfushor i aftë, që mund ta ndihmojë shumë skuadrën lezhjane.

Perfati - Sulmuesi shkodran Perfati, vetëm një ditë është stërvitur me Besëlidhjen dhe është “zhdukur”. i ardhur nga Luftëtari, ku luajti pothujse një sezon, tek skuadra lezhjane, siç duket ka gjetur besimin e plotë dhe flitej se mund t’i besohej një vend titullari. Por pasi i është komunikuar që do të qëndrojë edhe për disa ditë në provë, futbollisti shkodran ka vendosur të largohet.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top