Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja “ndërron” nacionalitet

Për skuadrën lezhjane, nesër mberrijnë nga Serbia edhe dy përforcime, të cilat thuhet se janë shumë cilësore. Njëri mesfushor-organizator dhe tjetri sulmues, të cilët i kanë bindur drejtuesit e skuadrës se vlejnë, ende pa mbërritur. Siç duket kanë mjaftuar CD-të e tyre, të cilat janë parë e vlersuar nga specilistët, për t’u thënë miratimin të vinë për provë në Lezhë. Nga pamjet e servirura është mësuar, se mesfushori organizator është vërtetë një futbollist klasi, që gëzon shumë veti, për të cilat ka shumë nevojë skuadra lezhjane. Ai është organizator i mirëfilltë, ndërsa preferon shpesh edhe pjesmarrjen në veprimet sulmuese. Ndërsa futbollisti sulmues është vetëm 22 vjeç dhe konsiderohet si shumë i talentuar. Lezhjanët kanë shumë shpresë, se përvoja e tij me Besëlidhjen do të jetë më e pasur. Ardhja e tyre, nga drejtuesit teknik të skuadrës konsiderohet mjaft e rëndësishme.

Me ta pothuajse merr formë skuadra e ardhshme lezhjane. Përfundimisht, tani në rradhët e Besëlidhjes, numri i futbollistëve serb arrin në katër. Të gjithë mendojnë se ata do të jenë titullarë të skuadrës së re, ç’ka do të thotë se më shumë se një e treta e ekipit të jetë e këtij nacionaliteti. Gjatë sezionit që lamë pas, mbrojtësi i qendrës Aleksandër Stojkoviç ka krijuar një emër shumë të mirë, ka kontribuar shumë për skuadrën, ndërsa për tifozerinë lezhjane është bërë një nga ftubollistët më të dashur. Madje për vlerat që ai ka treguar në fushën e lojës, i është besuar edhe roli i menaxherit. Futbollisti në fjalë ka sjellë nga vendi fqinj disa CD futbollistësh të ndryshëm, të cilat janë ndjekur e më pas vlerësuar nga spacilistët. Që ditën e shtunë ai ka udhëtuar për në Serbi, për t’u kthyer nesër me futbollistët e porositur.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top