Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja, serbë me shumicë! Vojisllav Trajkoviç blerja më e re

Në përforcim të skuadrës lezhjane kanë mbërritur dy futbollistë nga shteti fqinj. Ndërsa njëri është i njohur për lezhjanët, pasi ai ka luajtur për ta edhe sezonin e fundit, kurse futbollisti tjetër është i panjohur dhe mund të konsiderohet si në provë. Vojisllav Trajkoviç është 23 vjeçari, nga Beogradi, që ka pranuar të luajë me Besëlidhjen në rolin e mesfushorit-organizator, duke u paraqitur me një skedë të përshtatshme edhe për nivelin e skuadrës lezhjane. Skuadrat me të cilat ai ka luajtur janë ato të Zheleznik Radniçki, në kampionatin e fundit me Kovaçevac i Beogradit një skuadër e Kategorisë së Dytë.

Bashkështetasi njëherazi dhe menaxheri i tij, futbollisti tjetër serb i Besëlidhjes, Aleksandër Stojçkoviç, ka pohuar se Trajkoviç është një mesfushor i talentuar dhe në kampionatin serb ka luajtur me skuadra të mira dhe ka qenë i suksesshëm. “Nisur nga ajo ç’kam përjetuar këtu në Lezhë, unë e binda Vojsllavin që të vinte me mua, duke i garantuar se dhe ai do të ngelte mjaft i kënaqur nga drejtuesit e klubit dhe presidenti Noka. Jam i bindur se lezhjanët do të mbëten shumë të kënaqur nga paraqtja e tij, ka thënë Stojkoviç. Ndërsa lidhur me ardhjen e futbollistëve të tjerë nga Serbia, Stojkoviç ka pohuar se ka qenë i kushtëzuar edhe nga presidenti Noka. “Presidenti Noka më ka kërkuar futbollistë të mire, por jo mbi 23 vjeç. Mirëpo në Serbi, futbollistë të tillë për të lëvizur janë pak, kështu që kemi mbërritur vetëm ne të dy, përfundon mbrojtësi serb i Besëlidhjes.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top