Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Konkurrencë te lezhjanët, formacioni kthehet në “rebus”

Tek Besëlidhja, tani që ajo është fund të plotësimit të saj, përbërja e deritanishme është mjaft heterogjene. Nga merkatoja verore kanë ardhur futbollistë nga rrethe e vende të ndryshme, sa që skuadra lezhjane mund të konsiderohet si shkollë e integruar futbolli. Katër prej tyre janë të nacionalitetit sllav, pesë vijnë nga shkolla e futbollit shkodran, ndërsa nuk mungojnë të rinjtë e ardhur nga Tirana, teksa lezhjanët zenë vendin kryesor në numrin e futbollistëve që stërviten. Por megjithse është ende heret për të vendosur se cili do të jetë formacioni bazë i skuadrës, me çfarë duket ka të ngjarë që peshën kryesore te titullarët do ta zenë shkodranët e të huajt. 

Janë katër shkodranë, të cilët kanë nënshkruar, por edhe kanë bindur me performancën e tyre se mund të zenë një vend titullari. Mbrojtesi Arbër Shytani, me përvojën e pjekurinë e tij, deri tani ka treguar që në krahun e djathtë të mbrojtjes është rival potent. Kurse mesfushorët Jacaj e Pepa duket se do të jenë të pazëvendësueshëm. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vëllezërit Dibra, që luajnë në reparte ekstreme. Mbrojtësi është mjaft i qetë e i sigurtë dhe në çdo ditë tregon vlera, kurse Arensit sulmues, të cilit i duhen edhe disa ditë të ambientohet me futbollistët e skuadrës, duket se do t’i bjerë barra kryesore në repartin mësymës të lezhjanëve. 

Ndërsa minimalisht edhe 3 vende titullarësh në skuadër ka të ngjarë të jenë të të huajve. Aleksandër Stojkoviç e ka një vend të sigurtë në qendër të mbrojtjes, teksa Vojsllav Trajkoviç ka provuar që tani se meriton një vend titullari, pa harruar 27-vjeçarin Mario Gavriloviç, të ardhur kohët e fundit nga superliga serbe, që duket i padiskutueshëm. Por edhe sulmuesi malazez Zhelko Boshkoviç, që ditën e parë të stërvitjes, ka treguar ambicje për të justifikuar qëndrimin tek Besëlidhja dhe, nëse ndodh kështu, ai do të marrë një vend në këtë repart. Duke shtuar edhe Peqinin e ardhur nga Gramshi, në vijën e prapme do të mbetet edhe dy vende bosh, që nuk dihet se kujt do t’i takojnë, kur në garë për to mund të jenë Gruda, Shyti, Buraku, Halili, apo ndonjë futbollist i ardhur rishtaz
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top