Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Miqësore: Kukësi - Besëlidhja 0:1 (Dibra 80')

Përfundon me suksesin e lezhjanëve miqësorja e parë e Besëlidhjes, e zhvilluar sot paradite në stadiumin "Zeqir Ymeri" të qytetit të Kukësit. Përballë kishim ekipin e Kukësit, një kundërshtar mjaft të rrespektuar, kampion i freskët i kategorisë së dytë dhe që synon të bëjë një prezantim dinjitoz këtë sezon në kategorinë e parë. Një fitore me rezultat të ngushtë 1:0 por që tregon edhe një forcën e skuadrës tonë dhe që jep shpresë për një sezon të suksesshëm edhe pse është akoma shpejt për të nxjerrur konkluzione pasi mekatoja e Besëlidhjes akoma nuk ka përfunduar.
Besëlidhja: Xhika, Shytani, Peqini, Stojk​ovic, Shyti, Malasi, Pepa, Jac​aj, Gruda, Trajkovic, Dibra.

Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top