Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Merkatoja e Besëlidhjes akoma e hapur për dy sulmues cilësorë

Ishte planifikuar që faza përgatitore për Besëlidhjen të fillonte javën e kaluar, por për arsye objektive ekipi nuk ka qenë i plotë për një gjë të tillë. Kështu, nuk kanë mjaftuar 4 javë seleksionim për të përzgjedhur të gjithë futbollistët, të cilët do të formatojnë ekipin për sezonin e ri. Janë provuar dhjetra futbollistë të rinj dhe me pervojë vendës, të ardhur nga rrethe të tjera, madje edhe nga Mali i Zi e Serbia, por kanë rezultuar të pavlefshëm për ekipin lezhjan. Fakti që Besëlidhja e sezonit të kaluar është shpërndarë thuajse e tëra, e ka vështirësuar disi formatimin e një ekipi tërësisht të ri dhe pretendendent për superligën. Mendohet se gjatë kësaj kohe është bërë një punë e mirë seleksionuese, por faza më e rëndësisshme fillon sot, kur të përzgjedhurit e trajnerit Kulli do të fillojnë të marrin ngarkesat fizike për të qenë të gatshëm për kampionatin e ri, që po afron.

Megjithëse procesi stërvitor fillon nesër, drejtuesit lezhjanë kanë pohuar se merkatoja do të jetë e hapur deri sa të gjenden edhe dy futbollistë, të cilët i duhen Besëlidhjes në repartin e sulmit, pasi deri tani vetëm shkodrani Dibra ka firmosur. Plotësimi i repartit ofensiv është emergjent, pasi janë larguar të gjithë sulmuesit e sezonit të shkuar dhe është afruar vetëm një i tillë. Grumbullimi Sipas drejtueve të Besëlidhjes, ekipi fillon sot stërvitjen e programuar. Për këtë futbollistët do të grumbullohen në një nga hotelet e qytetit për të qenë të gatshëm për fazën përgatitore, që do të zhvillohet në plazhin e Shëngjinit dhe në aneksin e stadiumit. Krahas stërvitjes, ekipi lezhjan do të zhvillojë edhe ndeshje miqësore për të kolauduar formacionin dhe përcaktuar sa më saktë futbollistët titullarë dhe konkurrentët për çdo rol.
Burimi: Sporti Shqiptar
Back To Top