Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Miqësore: Vllaznia - Besëlidhja 2:1

Dje është zhvilluar edhe ndeshje e dytë miqësore për Besëlidhjen. Kësaj here përballë kemi pasur një kundërshtarë mjaft të fortë si Vllazninë e Shkodrës. Ndeshja është luajtur në stadiumin "Loro Boriçi" dhe ka përfunduar me suksesin e vëndasme me rezultatin 2:1. Vajushi shënoi i pari për shkodranët në minutën e 9-të të pjesës së parë të takimit. Dibra barazoi rezultatin për Besëlidhjen në të 70’. Erkoçeviç me penallti (76’) fiksoi shifrat në 2:1 për Vllazninë.

Pavarësisht humbjes, kjo ndeshje mund të konsiderohet si mjaft pozitive për Besëlidhjen, pasi luajti në mënyrë dinjitoze përballë një kundërshtari më të fortë se vetja.

Vllaznia - Besëlidhja 2:1
Shënues: Vajushi 9', Erkoçeviç 76' / Dibra 70'
   
Back To Top