Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Skuadrat e tjera duhet të na kenë frikë!

Duke vlerësuar gjendjen dhe kohën në dispozicion të përgatitjeve, lezhjanët e kanë shtyrë afatin e seancave me ngarkesa të larta. Kjo është java e tretë që ata po stërviten me nga dy seanca në ditë dhe po trajtohen, si në një fazë përgatitore të vërtetë. i vetmi ndryshim është vendi ku ata po e zhvillojnë atë, që është qyteti i Lezhës dhe bregdeti Adriatik, dikur mjaft të lakmueshme për shumë skuadra. Ndërkohë dhe ambientet shumë të mira të krijuara, si aneksi dhe vetë stadiumi kanë orfruar kushte mjaft të mira për drejtuesit e skuadrës e futbollistët, për të realizuar objektivat e stërvitjes.

Ndoshta edhe shpenzimet që presidenti Noka ka bërë për grumbullimin dhe trajtimin e skuadrës në këto ditë shtesë kanë të bëjë pikërisht me kujdesin për të përgatitur sa më mirë skuadrën. Vëmendja e specialistëve është përqëndruar në dy aspekte; më shumë kujdes po tregohet për të përmirësuar e rritur treguesit e shpejtësisë, problem të cilin e ka marrë në dorë përgatitësi atletik i skuadrës, Pjetër Lesi. Pothuajse të gjitha seancat e paradites, në këtë javë i janë kushtuar këtij aspekti, duke parë nevojën që kanë një numër jo i vogël futbollistësh në këtë drejtim. Ndërsa në seancat e pasdites, ndërthuren përgatitjet teorike me ato praktike, të realizuar nga trajnerët Kulli e Zenuni, në kuadrin e dhënies së dorës së fundit përgatitjeve taktike të skuadrës.

Burimi: Sport Ekspres
Back To Top