Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 1: Besëlidhja - Himara 1:0. Fillim i mirë për Besëlidhjen

Ashtu siç pritej, Besëlidhja nuk ka zhgënjyer në ndeshjen e parë të kampionatit duke fituar ndaj debutuesve të Himarës me rezultatin 1:0. Autori i golit të vetëm të takimit ishte sulmuesi Arenc Dibra, i ardhur tek ekipi lezhjanë gjatë merkatos së verës. Një ndeshje jo në nivelin e Besëlidhjes por megjithatë një fitore e rëndësishme për ekipin lezhjanë që e nisë me një tre pikësh sezonin e ri, duke i paralajmëruar kundërshtarët që Superliga është diçka që na përket ne dhe duhet ta arrijmë patjetër këtë sezon.

Besëlidhja - Himara 1:0
Shënues: Dibra 46’
E shtunë, 10 shtator 2011, ora 16:00, në stadiumin Besëlidhja të Lezhës
Besëlidhja: Xhika, Shytani (Shyti 81’), Peqini, Stojkoviç, Kepi, Pepaj, Gruda, Gavriloviç (Mehja 80’), Trajkoviç, Miliç (Jacaj 66’), Dibra. Tr. R.Kulli.
Himara: Dimaj, Martins (Qendro 27’), Mehmetaj, Banushi, Imeraj, Ziaj, Sinaj (Gjondeda 57’), Kokona, Rushani, Telushi (Hitaj 80’), Guna. Tr. L.Birçe.
Kartona të verdhë : Stojkoviç/ Rushani, Qendra, Ziaj.
Gjyqtarë: A.Beqiri (Tiranë), M.Qeberi, Gj.Bori (Shkodër).
   
Back To Top