Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja lë me pasoja Elbasanin

Lezhjanët nuk mund të qëndrojnë indiferentë në këtë kompeticion, qoftë edhe për hir të një investimi të bërë gjatë merkatos së verës, nga presidenti Noka. Deri tani, skuadra nuk ka reaguar mirë dhe i kishte një “borxh” drejtuesve të saj, por edhe tifozerisë, që në këtë edicion shpreson për një rikthim të mundshëm në Superiore. Dhe një fitore me goleadë kundër Elbasanit është mënyra më e mirë për të bërë autokritikë. Gjithçka e ndihmnte edhe një atmosferë e këndëshme, në një stadium të mbushur plotë dhe lezhjanët kanë shënuar tre herë, madje që në 45 minutat e para. Elbasanasit janë gjendur të papërgatitur, por më e keqja është se kanë dalë jashtë kontrollit, pasi Kaculi dhe më pas Gava, pas kartonave të verdhë të treguar nga gjygjtari Breshanaj, e kanë detyruar skuadrën e tyre të luajë në pjesën e dytë me nëntë futbollistë. 

Që në fillim të lojës është dukur qartë grinta dhe dëshira e vëndasve për ta fituar takimin dhe vetëm pesë minuta nga fillimi i ndeshjes, Gruda do të tentojë nga distanca, por topi është grushtuar nga portieri Toçi. Më pas Stojkoviç do të mendonte për ta dërguar në rrjetë, 1-0.
Ishte një episod që do të çlironte vendasit, që më pas nuk përmbahen më. Kaculi ka tentuar në të 9' me një gjuajtje të bukur dhe më pas është Jacaj i Beslidhjes që vë në vështirësi miqtë, por topi i goditur prej tij do të kalonte pak mbi traun e portës së mbrojtur nga Toçi. Në të 15', miqtë do t’u vinte në ndihmë edhe mbrojtësi Kacollja, i cili duke tentuar të largonte topin e ka dërguar atë në rrjetën e portës së tij. Ndërsa e 18’ do të ishte fatale për elbasanasit, që do të ndëshkoheshin me një penallti. 

Ka qënë një ndërhyrje e Kacolles që është ndëshkuar në ekstrem nga gjyqtari Breshanaj, gjë që ka sjellë një reagim të ashpër të miqve dhe ndërprerjen e lojës për rreth tre minuta. Gruda do të shënonte sërish për lezhjanët, ndërsa Elbasani ka mbetur me 10 futbollistë, pasi Kaculi e ka lënë fushën e lojës pas kartonit të kuqme penallti, por që ka sjellë edhe një protestë nga elbasanasit. Ndërkohë miqtë kërkojnë të reagojnë, por orvatjet e tyre kanë qenë të dëshpëruara, pasi rezultati tashmë është shumë i thellë dhe mundësitë për ta përmbysur shumë të pakta. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Gava do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë edhe ai fushën e lojës, ndërsa Elbasanit me nëntë futbollistë i duhet të firmosë kapitullimin.

Pjesa e dytë nuk ka më rivalitet, ndërsa ndonjë sulm, kryesisht nga Galica ishte vetëm për të thënë se edhe miqtë vazhdojnë të jenë në lojë. Malasi ka shënuar edhe golin e katërt në limitet e ndeshjes dhe gjithçka ka përfunduar me fitoren e thellë, 4-0 për lezhjanët.

Pas ndeshjes
R.Kulli (trajner i Besëlidhjes): “Ka qënë një takim që e kishim vlerësuar dhe pregatitur me shumë kujdes. Vinim pas një rezultati zhgënjyes në Skrapar dhe skuadra ka reaguar mirë. Jam i kënaqur, si me rrezultatin ashtu edhe me lojën e skuadrës, sidomos në 25' e para, ku veç golave dhuruan edhe lojë të bukur. Sidoqoftë, në të njëjtën mënyrë duhet të vlerësojmë çdo ndeshje”. 
I.File (trajner i Elbasanit): “Beslidhjes ia dhuruam vetë fitoren, si dhe u ndihmua edhe nga gjyqtari i takimit. Gjithçka për këtë humbje do të analizohet me hollësi në fillim të javës së ardhëshme”.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top