Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja mund të luajë në Superligë këtë sezon!

Kjo është më tepër se sa një hipotezë. Jemi në pritje të vendimit të FSHF-së për sa i përket sezonit të ri futbollistik 2011/2012. Ekziston akoma një mundësi e vogël por tepër e mundshme, që Besëlidhja të luajë në Superligë për këtë sezon në vendin e Dinamos nqs problemet e ekipit tiranas nuk do të zgjidhen. Ekipi dinamovitë vazhdon të ketë probleme me kompleksin e stërvitjes dhe me drejtuesit, probleme që bëhen gjithmonë edhe më të vështira pasi ka mbaruar edhe afati kohor për zgjidhjen e tij, që ishte caktuar 31 gushti. Por siç e dimë se si zgjidhen problemet në Shqipëri, sot jemi me 4 shtator dhe akoma nuk dimë asgjë zyrtare për sa i përket kësa çështjeje, dhe hedhje e shortit për kalendarine kampionatit të ri është shtyrë disa herë. Nesër pritet të jetë edhe dita e së vërtetës ku të merret vesh diçka më shumë dhe të caktohen edhe datat e ndeshjeve. Nëse problemet e Dinamos nuk do të gjejnë zgjidhje atëherë do ti takojë Besëlidhjes të zërë vëndin e saj në Superligë.
Tifozët lezhjanë shpresojnë akoma te Superliga...
Burimi: ksbeselidhja.cocm
Back To Top