Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja zhgënjen edhe në Kupën e Shqipërisë

Vazhdojnë rezultatet negative për Besëlidhjen, e cila pasi është mundur në Skrapar të shtunën në javën e dytë të kategorisë së parë, ka pësauar një tjetër humbje, kësaj here në Kupën e Shqipërisë përballë Besës. Lezhjanët janë mundur me rezultatin 0:2 në fushën e tyre duke i dhënë fund pothuajse çdo shprese për kualifikim në turnin e dytë. Pavarësisht se në fushën e lojës, Besëlidhja është paraqitur me të rinjtë, tifozët kanë ngelur të pakënaqur nga ky prezantim i skuadrës së tyre dhe kanë humbur durimin tashmë. Tifozët nuk pajtohen me zgjedhje e klubit, ku çdo vit nuk arrijmë të kalojmë tutnin e parë pasi nuk i jepet aspak rëndësi Kupës, duke luajtur gjithmonë me të rinjtë. Ndeshja e kthimit do të luhet me 28 shtator, por shpresat për kualifikim duke parë ndeshjen e sotme, janë të pakta. Shpresojmë në një prezantim më të mirë të shtunën ndaj Elbasanit. 
   
Back To Top