Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 2: Skrapari - Besëlidhja 2:1. Gruda nuk mjafton

Lezhjanët janë mposhtur në trasfertë me rezultatin 2:1 nga ekipi i Skraparit, i sapo ngjitur në kategorinë e parë. Nuk arrin të marri pikë në trasfertë Besëlidhja, duke luajtur një pjesë të parë mjaft të dobët, ku vëndasit kontrollojnë takimin dhe kalojnë në avantazh dy herë, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2:0 krejtësisht të merituar. Lezhjanët në pjesën e dytë zgjohen nga gjumi dhe fillojnë të luajnë, duke rrezikuar disa herë portën e kundërshtarit. Në minutën e 52', Besëlidhja fiton një 11 metërsh. Kapiteni Pepa merr iniziativën, duke goditur shtyllën dhe humbur një rast mjaft të mirë për të ngushtuar diferencën e golave. Edhe mbas humbjes së penalltisë skuadra mike nuk dorëzohet dhe krijon përsëri disa raste për shënim. Vëndasit janë mbyllur të gjithë në mbrojtje dhe në minutën e 89' mesfuhori lezhjan Mirsad Gruda shkurton diferencën duke ngjallur shpresa për një barazim, por është tepër vonë. Përfundon kështu Skrapari - Besëlidhja 2:1. Lezhjanët zhgënjejnë në trasfertë, pavarësishtë pretendimeve të shumta nga ana e presidentit dhe tifozerisë.


Skrapari – Besëlidhja        2:1
Skrapari: Spiraj, Çerepi, Hoxha, Koreshi, Allbani, Hasa (Vargu 80’), Greca (Papleka 85’), Bejleri, Karaj, Duro (Biba 75’), Brata. Trajner: E. Dalipi.
Besëlidhja: Xhika, Shytani, Peqini, Stoikoviç (Malasi 46’), Kepi, Pepaj, Gruda, Trakojviç, Miliç (Shyti 46’), Dibra. Trajner: R. Kulli.
Shënues: Brata 3’, 30’ / Gruda 85’
Gjyqtarë: A. Lulaj (Vlorë), O. Grabova (Fier), M. Qose (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Koreshi, Bejleri, Brata, Stojkoviç, Malasi, Trajkoviç
Shënues: Brata 3’, 30’ / Gruda 85’
Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top