Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 3: Besëlidhja - Elbasani 4:0. Goleadë në Lezhë

Besëlidhja fiton thellë në fushën e saj me Elbasanin, një nga pretendetet kryesore për superligën. Gavriloviç në minutën e 5' dvrgon vendasit në avantazh, më pas miqtë shënojnë një gol në portën e tyre duke e dërguar rezultatin në 2:0. Mesfushori Mirsad Gruda shënon edhe golin e tretë të qetësisë duke e dërguar Besëlidhjen me një avantazh të thellë në dhomat e zhveshjes. Pjesa e dytë nis më e qetë me vëndasit që përpiqen të menaxhojnë rezultatin dhe miqtë që nuk mundohen të mos pësojnë më shumë gla. Në minutat e fundit të takimit, Malasi shënon edhe golin e katërt për Besëlidhjen dhe në shkallët e stadiumit tifozeria e zjarrtë lezhjane fillon festën. Besëlidhja arrin kështu të marrë një tjetër trepikësh në Lezhë duke merituar fitoren dhe duke dhuruar spektakël për tifozët. Falë kësaj fitoreje Besëlidhja ngjitet në kuotën e 6 pikëve në rënditje dhe javën e ardhshme do të presë në Lezhë Luftëtarin, një tjetër ekip pretendent për Superligën që tani ndodhet në vëndin e parë me pikë të plota.

Besëlidhja - Elbasani 4:0

Shënues: 5' Stojkoviç, 15' Kacollja (a), Gruda 21'(p), Malasi 89'
Beslidhja: Xhika, Kepa, Stojkoviç (Shyti 57'), Jaçe (Mehja 62'), Peqini, Gruda, Pepa, Trajkoviç, Gavriloviç (Malasi 51'), Dibra, Miliç. Tr. R.Kulli
Elbasani: Toçi Balla, Kacollja, Sekseni, Kaculi, Merxha, Gava, Toçi, Hilalilaj 58', Dalipi, Galica, Olatunji 73'. Tr. I.Filja
Gjyqtarë: B.Breshanaj, A.Pregja, D.Agaraj (Tiranë)
Kartona të verdhë Gavriloviç, Miliç, Kepi/ Gava, Kacollja
Kartona të kuq: Kaculi, Gava

Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top