Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Të shtunë starton kampionati. Besëlidhja do të përballet me Himarën

Pas shumë problemesh është hedhur më në fund edhe shorti i kampionatit të kategorisë së parë për sezonin 2011-2012 që do të startojë të shtunën më 10 shtator. Besëlidhja do të luajë ndeshjen e parë në Lezhë kundër Himarës që sapo është ngjitur në kategorinë e parë. Objektivi i Besëlidhjes për këtë sezon mbetet Superliga dhe do të kërkojë të tregojë që në ndeshjen e parë kundër himariotëve vlerat e saj. Edhe tifozeria lezhjane e pret me mjaft entuziazëm këtë fillim kampionati dhe pritet të jenë të shumtë tifozët që do të jenë prezentë në shkallët e stadiumit këtë javë.

Java 1
Skrapari - Elbasani
Besëlidhja - Himara
Luftetari - Vlora
Butrinti - Kukesi
Burreli - Ada
Besa - Gramozi
Iliria - Gramshi
Lushnja - Mamurrasi
Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top