Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Demi, një lezhjan kundër Besëlidhjes

Seancat stërvitore në prag të takimit të kësaj të shtune, Besëlidhja - Butrinti, shkojnë sinkron me pretendimin e të gjithë ekipit, për të marrë trepikëshin e fitores në Lezhë. Besimin dhe vendosmërinë e lojtarëve e ka shtuar edhe marrja e trajtimit të kënaqshëm financiar mujor. Kjo ka reflektuar edhe në qenien më të motivuar të të gjithëve në ndeshjen e kontrollit, të zhvilluar pasditen e djeshme. Portieri Elson Demi, është shprehur për “Sport Ekspres” se si e pret dhe e vlerëson këtë përballje, kundër skuadrës së qytetit të tij.

- Cili është vlerësimi yt për takimin Besëlidhja - Butrinti?

- Shpesoj që unë të jem më realisti ndër kolegët në vlerësimin e kësaj përballjeje. Po them se na pret një ndeshje të vështirë ndaj Besëlidhjes së Lezhës, skuadrës së vendlindjes sime.

- Ndoshta edhe t’i do ndjehesh keq në atë përballje?

- Sigurisht, nuk e mohoj që do të provoj emocione të forta.

- Përtej personales, çfarë mendon për ekipet?

- Mund t’i garantoj te gjithë, që Butrinti është superior ndaj “patriotëve” të mi. Janë vetë rezultatet, por edhe golavarazhi, që e tregojnë këtë, si dhe përgatitja që i bëjmë vetes për fitore.

- Si ka ndikuar psikologjikisht humbja me Himarën dhe barazimi në shtëpi me Skraparin?

- Është e dukshme, se rezultatet e dy takimeve të fundit nuk na kanë ulur entuziazmin që ekziston në ekip dhe në transfertën e rradhës do të bëjmë më të mirën e mundshme.

- Cila është garancia që jep se nuk do lejosh prekjen e rrjetës tënde?

- Garantoj se do të meritoj nofkën e “supermenit", siç më thërrasin tani në Sarandë. Do ta ruaj portën sarandiote, ashtu si edhe në tri ndeshjet e para të kampionatit, që e mbajta të paprekur. Kështu do të ndodhë edhe në Lezhë.

- Cili është parashikimi yt për sulmin?

- Shpresoj që sulmi të jetë në ditën e tij më të mirë, pasi nuk e vë në dyshim se prapavija nuk do të çedojë.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top