Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 4: Besëlidhja - Luftëtari 1:0. Lezhjanët nuk falin në shtëpi

Besëlidhja triumfon përsëri në Lezhë. Viktima e rradhë ishte Luftëtari, i cili përpara kësaj ndeshje kishte shënuar tre fitore në tre ndeshje. Lezhjanë janë të pandalshëm në shtëpi dhe nuk falin duke triumfuar përsëri përpara tifozerisë së tyre, duke u ngjitur falë kësaj fitoreje në vëndin e parë në rënditje, në kuotën e 9 pikëve, të njëjtat pikë që ka edhe Luftëtari por me një golovarazh më të mirë. Një provë me të vërtetë e mirë kjo e Besëlidhjes, e cila kalon në avantazh që në minutat e para të takimit me anë të Jacajt i cili shënon golin e vetëm të takimit në minutën e 7' të pjesës së parë dhe që vlen tre pikëshin. 

Besëlidhja - Luftëtari 1:0
Shënues: Jaçaj 7’
Besëlidhja: Xhika, Peqini, Stojkoviç (Shyti 46’), Kepi, Gruda, Pepaj, Jaçaj ( Shytani 60’), Trajkoviç, Gavriloviç (Malasi 74’), Miliç, Dibra. Trajner: R.Kulli.
Luftëtari: Selimaj, Gaxhaj, Shalari, Sinani, Baci, Çaço, Devolli, Ramadani (Brahimi 60’), Mersini (Kermezo 75’), Raboshta (Braho 46’), Nora.  Trajner: M. Hysi.
Gjyqtarë: E. Sino, A. Lamçe, I. Tartari (Fier)
Kartonë të verdhë: Stojkoviç, Ramadani, Mersini, Gaxhaj, Pepaj
Burimi: ksbeselidhja
Back To Top