Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 5: Lushnja - Besëlidhja 1:1. Lezhjanët lënë dy pikë në Lushnje

Besëlidhja humbet dy pikë të rëndësishme në Lushnje. Pasi ka dominuar të gjithë pjesën e parë, duke e mbyllur me rezultatin 0:1 falë golit të sulmuesit Aleksandar Miliç në minutën e 24'. Besëlidhja zbret në pjesën e dytë pa energji dhe pa dëshirën për të mbyllur ndeshjen, dhe ndëshkohet në muìinutat e para të pjesësë së dytë nga Topi i cili shënon golin e barazimit për Lushnjarët. Në fundit e takimit madje rrezikon të dalë pa pikë nga Lushnja, në një ndeshje që mund ta fitonim pa problem. Pavarësisht hapit fals, që dhe mund të falet, pasi luanim në një fushë të vështirë kundrejt një skuadre me nivel siç është ekipi i Lushnjes, Besëlidhje ruan përsëri vëndin e parë me Luftëtarin që ka një ndeshje më pak kundrejt Elbasanit.

Java 5: Lushnja - Besëlidhja 1:1
Shënues: 24' Miliç, 49' Topi

Lushnja: Bejte, Sulo, E.Sula, Bufasi, Mërtiri (72' Metushi), Byzhyti, Topi, Dervishi (36' Gjoni), R.Sula (61' Ruço), Canka, Allkanjari. Tr. R.Baballëku
Besëlidhja: Xhika, Peqini, Shyti (46' Malasi), Kepi, Gruda, Shytani, Pepaj, Trajkoviç, Miliç (90'+ 2 Buraku), Dibra, Gavriloviç. Tr. R.Kulli
Gjyqtarë: B.Pashaj, D.Agaraj (Tiranë), R.Preça (Elbasan)
Vëzhgues: E.Meçe (Vlorë)
Kartona të verdhë: Gjoni, Canka/ Shytani, Peqini, Xhika
Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top