Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 6: Besëlidhja - Butrinti 1:0. Lezhjanët ruajnë kryesimin

Besëlidhja përsëri nuk fal në Lezhë. Viktima e rradhës Butrinti i Sarandës, i sapongjitur në kategorinë e parë. Vendos mesfushori Ervit Jacaj me një gol në minutën e 70' të pjesës së dytë. Sarandiotët rezistojnë mjaft mirë për 70 minuta duke mos i dhënë shumë mundësi shënimi Besëlidhjes në pjesën e parë. Por në pjesën e dytë me hyrjen në lojë të Jacajt, gjithçka ndryshon dhe vetëm fati dhe shtyllat e shpëtojnë Butrintin nga një goleadë në Lezhë. Besëlidhja fiton përsëri në Lezhë, ndonëse me një rezultat minimal por megjithatë duke kënaqur tifozerinë lezhjane me lojën e saj. Falë kësaj fitoreje Besëlidhja e ruan kryesimin e rënditjes me 13 pikë, por me Luftëtarin dhe Elbasanin që kanë një ndeshje për të rekuperuar me njëra tjetrën.

Besëlidhja - Butrinti 1:0
Shënues: Jacaj

Besëlidhja: Xhika, Kepi, Peqini, Stojkoviç, Gruda, Pepa, Malasi (Shytani 53’),Trajkoviç, Miliç, Dibra (Jaçaj 42’),Gavriloviç (Mehja 87’).     Trajner: R. Kulli.
Butrinti: Demi, Xhuvani, Xhibro, Alzeneli, Zharkalliu, Kola, Ngjela, Muço, Ezerioha (Tepelena 85’), Papa, Sulejmani. Trajner: M. Gurma.
Gjygjtarë: R. Sadiku (Elbasan), G. Qirici (Tiranë), F. Lamaj (Durrës)
Kartonë të verdhë: Demi, Alzeneli, Papa,Sulejmani,Trajkoviç

Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top