Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 7: Burreli - Besëlidhja 1:1. Lezhjanët humbasin kreun

Besëlidhja nuk arrin më shumë se një barazim 1:1 në Burrel. Ashtu si sezonin e kaluar lezhjanët dalin vetëm me një pikë nga Burreli duke humbur kështu edhe vëndin e parë në rënditje. Një ndeshje me pak emocione ku të dyja skuadrat luajnë me ritme të ulëta. Në pjesën e parë kemi vetëm një rast të rrezikshëm për të dyja skuadrat, Radaj për burrelasit dhe Malasi për lezhjanët. Ndërsa pjesa e dytë nis më emocionuese, me vendasit që kalojnë në avantazh me më të mirin e skuadrës së tyre, Radaj, por avantazhi zgjatë vetëm tre minuta, pasi është Malasi, më i miri në fushë deri në ato momente, që barazon rezultatin për Besëlidhjen. Mbyllet kështu në barazim 1:1 takimi i javës së shtatë, Burreli - Besëlidhja.

Burreli - Besëlidhja 1:1
Shënues: Radaj 55, Malasi 58'
Burimi: ksbeselidhja.com
Back To Top