Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 8: Besëlidhja - Besa 2:0. Lezha mbetet tabu

Tjetër fitore në Lezhë për Besëlidhjen, ndaj një tjetër pretendenteje të fortë për Superligën. Kësaj here ka qënë skuadra e Besës që ka provuar ferrin lezhjanë. Edhe kavajasit si të gjitha të tjerat, dalin me zero pikë nga stadiumi "Besëlidhja" duke u mundur me rezultatin 2:0. Çdo gjë vendoset në pjesën e dytë të takimit dhe mban firmën e dy futbollistëve serbë të Besëlidhjes. Eshtë Trajkoviç që dërgon lezhjanët në avantazh me anë të një goditje dënimi dhe pastaj Miliç dyfishon rezultatin për vëndasit duke i dhuruar kështu Besëlidhjes një tre pikësh mjaft të rëndësishëm. Lezhjanët ngjiten në kuotën e 17 pikëve dhe ndodhen në vëndin e dytë në rënditje, 1 pikë poshtë Luftëtarit të vëndit të parë që fitoj edhe sot në Gjirokastër ndaj Burrelit. Ndeshjen e ardhshme Besëlidhja do të udhëtojë për në Fushë Krujë për tu ndeshur me ekipin e Ilirisë. /ksbeselidhja


Besëlidhja - Besa 2:0
Besëlidhja: Xhika, Kepi, Peqini, Stojkoviç, Gruda, Malasi, Pepa, Trajkoviç, Miliç, Jacaj, Mehja (Buraku 60’) (Methasani 77’). Tr. R.Kulli
BESA: Bakaj, Hoxha, Fejzullahu, Ndoni, Dhëmbi, Duka, Poçi, Rroshi, Dushku (Peraj 75’), Mihani, Bubeqi (Hasa 81’). Tr. G.Magani
Gjyqtarë: B.Pashaj, R.Avdo, F.Mata (Tiranë)
Kartona të verdhë: Jacaj, Malasi/ Dhëmbi, Hoxha
Karton i kuq: Dhëmbi 
    
   
Back To Top