Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kepi, thekson se pozicioni aktual i skuadrës nuk është kalimtar

“Besëlidhja nuk është rastësisht në krye të kategorinë e parë dhe këtë do ta tregojë, duke u konfirmuar si pretendente ndeshje pas ndeshjeje.” Ky është konkluzioni i njërit prej titullarëve të ekipit lezhjan, Bruno Kepit. Besëlidhja udhëheq renditjen dhe me rezultatet e javëve të fundit e ka vërtetuar se është pretendente kryesore për në superligë. Pasi mundi në shtëpi Elbasanin dhe Luftëtarin, skuadra lezhjane mori një pikë të rëndësishme në transfertën e Lushnjës, që i ka mjaftuar për të qenë në krye të klasifikimit. “Të marrësh pikë në Lushnjë është vërtet shumë mirë, pasi kemi të bëjmë me një rival direkt, pavarësisht se kishim mundësi të fitonim. Megjithatë, rëndësi në këtë garë, sidomos në ndeshjet jashtë, është që të mos humbasësh,” – ka vijuar më tej mbrojtësi shkodran.

Meritë dhe jo rastësi Duke analizuar forcën e skuadrës ku bën pjesë, për Kepin ngjitja e Besëlidhjes në krye të renditjes nuk është një rastësi. Ai rreshton disa faktorë, që e kanë sjellë Besëlidhjen në krye: “Dikujt mund t’i duket rastësi, që Besëlidhja është e para, por për ne që jemi brenda skuadrës dhe punojmë çdo ditë me shumë përkushtim, nuk është kështu.

Për ne është diçka më se normale. Duke parë investimet e presidentit Noka, përkushtimin në punë të trajnerit Kulli, si dhe ndërtimin e një skuadre, që çdokush do ta kishte zili, Lezha e meriton të jetë në krye. Ky pozicion nuk është kurrsesi kalimtar. Besëlidhja do të jetë pretendentja kryesore për në superiore dhe pa dyshim që do ta çojmë aty ku i takon kësaj skuadre.

Ndeshja me Butrintin në fushën tonë do të ketë vlerësim maksimal, si çdo ndeshje tjetër. Nuk ka kyshime që ajo do të konkretizohet me një fitore, duke u konfirmuar kështu si një skuadër kryesuese dhe duke gëzuar tifozërinë tonë të zjarrtë.”
Burimi: Sporti Shqiptar
Back To Top