Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kulli: Nuk treguam vlerat tona reale, pasi na pengoi shumë era

Edhe pse nuk jam shprehur, në fakt i jam druajtur euforisë, një sëmundje shumë e keqe dhe erës, një kundërshtarë shumë i rrezikshëm. Dhe në fakt, në pjesën e parë, e para u shfaq tek disa futbollist, ndërsa e dyta gjatë gjithë lojës. Ju mund të thoni se era ishte njëlloj për dy skuadrat, ndërsa unë them se u shkonte për shtat sarandiotëve, që donin të merrnin një pikë kurse ne na duhesh ta zgjidhnim ndeshjen sa më parë. Natyrisht që edhe kundërshatri ishte në një ditë të mirë dhe na vuri në vështirësi. Duke qenë kështu më gëzon fitorja edhe fakti që vazhdojmë të ruajmë kryesimin.
   
Back To Top