Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Lezhjanët: Barazimi? Edhe të tjerët do të vuajnë

Bashkë me rezultatin e barabartë, takimi midis vendasve të Burrelit dhe Besëlidhjes ka sjellë edhe “paqen” në marrëdhëniet midis futbollistave, tifozerive, pse jo edhe të stafeve drejtuese të këtyre dy ekipeve. Me kulturë dhe sportivitet janë inkurajuar skuadrat nga mbështetësit e tyre edhe pse asnjë prej ekipeve nuk u ka pëlqyer rezultati. Ashtu sikurse është bërë zakon, ekipi ka festuar pas ndeshjes së bashku me tifozerinë e tyre, në një nga lokalet që ndodhet në rrugën Burrel- Lezhë edhe pse rrezultati nuk ka qënë i dëshirueshmi. Lezhianët me barazimin kanë lëshuar edhe kreun e renditjes për këtë javë, por kjo do të jetë e përkohësisht sikurse thotë autori i golit, Ervin Malasi.

“Ndoshta barazimi nuk ishte rezultati që dëshironim, por duke parë zhvillimin e lojës, si dhe mungesat tona mendoj, se ka qënë një rezultat i pranueshëm. Edhe pse Burreli nuk është në pozicion të mirë në klasifikim, e vërteta është se ka një grup të organizuar. Ndërsa ne vinim në këtë takim me mungesa të konsiderueshme, ku edhe një pjesë e futbollistëve që luanin kanë sakrifikuar edhe pse kanë qenë të pamundur. Edhe pse objektivi ynë është t’i fitojmë të gjitha takimet, barazimi është pozitiv, duke menduar se rivalët tanë do të kenë shumë pak mundësi të fitojnë në Burrel. Mendoj se ky pozicion është i përkohshëm, mbasi kemi për t’u rikthyer shumë shpejt në krye. Kampionati është i gjatë dhe ne i kemi kapacitetet për ta marrë kreun, ndoshta që javën që vjen, duke mundur një rival të drejtpërdrejt, sikurse është Besa”, përfundon mallakastrioti i Besëlidhjes, Malasi.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top