Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Mirë me pikët; Kulli ka “siklet” kartonësh

Serbi 23-vjeçar Vojsllav Trajkoviç, i cili këtë sezon ka ardhur tek Besëlidhja, në ndeshjen me Lushnjën ka qenë futbollisti më i vlerësuar i skuadrës, duke kryer mjaft mirë organizimin e lojës. Sipas specialistëve, ka qenë “truri” i Besëlidhjes, që në 45 minutat e para ka zhvilluar lojë të bukur e rezultative. Por, ndërsa ai e ka kryer më së miri detyrën e ngarkuar, ka një shqetësim për skuadrën, sidomos kur ajo luan në transfertë. Me një shqipe jo shumë të qartë ai shtron pyetjen retorike se, përse skuadra nuk luan deri në fund të ndeshjes si në ndeshjet që luhen në Lezhë. Për mesfushorin e talentuar të lezhjanëve është gabim që skuadra të tërhiqet pa nevojë, duke i lëshuar terren kundërshtarit, i cili, sipas tij, në rastin e Lushnjës, edhe mund të kishte ndëshkuar Besëlidhjen. Sidoqoftë, atij i dhimbsen dy pikë të lëna atje, sepse, “me lojën e rastet që  krijuam, kemi qenë shumë pranë fitores”, thotë ai. “S’mund të shpërdorohet siç bëmë ne. Duhet përfituar, qoftë edhe nga një rast i vetëm. Në Lushnjë e patëm një të tillë, por nuk e shfrytëzuam…”, është shprehur Trajkoviç.

Shpërblimi - Menjëherë pas ndeshjes me Lushnjen, presidenti lezhjan, Gjokë Noka, sipas premtimit, u ka shpërndarë futbollistëve pagat mujore dhë shpërblimin për barazimin e arritur. Për pikën e fituar, presidenti ka akorduar nga 10 mijë lekë për çdo futbollist, ndërsa ka shtruar dhe një darkë gjatë kthimit për në Lezhë.

Në fakt, fubollistët lezhjanë, që me ardhjen e presidentit Noka në krye, asnjëherë nuk janë janë vonuar për pagat e shpërblimet. Ana financiare për skuadrën ka qenë e garantuar dhe ka ndikuar fuqishëm në motivimin e lojtarëve për të dhënë më të mirën e tyre.

Ndëshkimet - Në ndeshjen e së shtunës u ndëshkuan me karton të verdhë 3 futbollistë lezhjanë dhe sido të jenë akorduar ato, drejtuesit e skuadrës kanë tërhequr vëmendjen për këtë fakt. Për teknikun Kulli, ky “ritëm” kartonësh është ritëm i lartë e duhet ulur, për të mos thënë duhet eliminuar, pasi “do të dëmtohemi në ndeshjet që vinë”, shprehet ai. “Vëtëm në 4 ndeshje të zhvilluara, Stojkoviç skualifikohet për të mos luajtur një ndeshje; ka të tjerë që janë me dy kartona dhe për ne është shumë, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm”, ka përfunduar trajneri i Besëlidhjes.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top