Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Tajneri Kulli i kënaqur me barazimin në Lushnje

Na kënaq shumë kjo pikë, sepse e morëm ndaj një rivali të drejtpërdrejtë dhe në fushën e tij. Me këtë rezultat mbajmë kreun dhe kemi një distancë të konsiderueshme me Lushnjën, që do të ndeshet me ekipe, të cilat ne i kemi kaluar. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë dhe kemi qënë shumë të qartë. Me meritë kemi kaluar në avantazh. Nuk e kam përshtypjen se jemi tërhequr në pjesën e dytë, por arma më e fortë e Lushnjës ishin goditjet standarte, duke përdorur topat në ajër, që na krijuan shumë probleme dhe na krijuan vështirësi. Nëse do të kishim për këtë ndeshje dy lojtarë që na mungonin do të kishim bërë dhe marrë më shumë. Në pjesën e dytë nuk mund të bëhej fjalë për të qarkulluar topin, nga terreni dhe nga situatat.
   
Back To Top