Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

U-17: Besëlidhja nuk arrin të ruajë avantazhin dhe humbet në Durrës

Shkëndija e Durrësit mund ngushtë 2-1 Besëlidhjen në një ndeshje të fortë dhe mjaft të ekuilibruar, ku durrsakët tregohen më të saktë në pjesën e dytë. Në pjesën e parë skuadrat luajnë shpejt dhe krijojnë raste shënimi. Lezhjanët janë më të saktë në këtë pjesë, teksa shënojnë në minutën e 35-të me anë të Dodajt. Durrsakët, të gjendur në disavantazh, hidhen në sulm në pjesën e dytë, për të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje. Milla ka barazuar shifrat në minutën e 55-të, duke rritur besim te vendasit për fitore. Lezhjanët mbrohen me forca të shumta për të marrë qoftë edhe një pikë, por Shkëndija i shton sulmet dhe në të 78-ën minutë Malollari shënon golin e fitores për Shkëndijën D. 

Shkëndija DR – Besëlidhja  2-1
Shkëndija D: Pëllumbi, Kola, Tanushi, Bajrami, Xhakoni, Kushta, Vllai, Matmuja, Prenga, Milla, Ibrahimi (u aktivizuan: Kllari, Shkëmbi, Malollari). Trajner: F. Kuçi
Besëlidhja: Jakaj, Vocaj, Kadeli, Moli, Simonaj, D. Marku, Dashi, Dodaj, G.Marku, Përgjini, Pica (u aktivizua: Muça). Trajner: O. Gjurasha
Shënues: Milla 55’, Malollari 78’ / Dodaj 35’
Kartonë të verdhë: Prenga, Kllari, Kadeli, Jakaj
Gjyqtarë: L. Ziu, L. Hakaj, D. Vrapi (Tiranë)
   
Back To Top