Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

U-19: Lezhjanët fitojnë me meritë dhe janë të vetëm në krye

Lezhianët marrin fitoren e dytë radhazi në shtëpi, duke mundur këtë herë ekipin e Kukësit, që deri disa ditë më parë ka shfaqur premisa për të mbajtur kreun e për t’u ngjitur në kategorinë superiore vitin e ardhshëm. Vendasit nuk falin, teksa në minutën e 8-të Mashi shënon golin e parë, ndërsa pas tij në minutën e 27-të Dajan gjen golin e dytë. Me kaq mbyllet pjesa e parë.

Në pjesën e dytë loja zhvillohet më e bukur, me sulme të shpejta të miqve, që kërkojnë të gjejnë një gol, por vendasit u kundërpërgjigjen sulmeve të tyre me golin e dytë të Danajt në minutën e 76-të. Miqve nuk u mbetet gjë tjetër, ndaj hidhen në sulm. Ata shënojnë golin e nderit me Brashën në minutën e 86-të.


Besëlidhja – Kukësi 3:1
Besëlidhja: Hila, Mashi, Lushaj (Pjetëri 34’), Marku, Lleshi, Haxhia, Hoxha, Danaj, Nika, Zeqja, Dedgjoni (Gjergji 51’). Trajner: V. Sokoli
Kukësi:  Hasanaj (Syla 51’), Myzyraj, Halilaj, Nela, Cenaj, Brasha, Kotarja (Spahia85’), Bytyçi, Pashaj, Jonuzi, Lenaj. Trajner: A. Alinçi
Shënues:  Mashi 8’, Danaj 27’, 76’ / Brasha 86’
Gjyqtarë: A. Lleshi, S. Haxhi dhe E. Çuni (Laç)
 
Back To Top