Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja, dy Aleksandër “të mëdhenj

Fitorja e radhës është klasifikuar nga lezhianët si “kthim në identitet”. Jo se kjo fitore u arrit ndaj ndonjë ekipi me emër apo shumë të fortë, por ajo vinte mbas një humbje me Ilirinë, që ishte në vendin e fundit. Por nuk mjaftoi vetëm kjo, pasi koha “i dënoi” duke e lënë atë rezultat për shumë kohë në fuqi. Ka qenë ndërprerja e kampionatit, që i ka bërë lezhjanët ta vuajnë këtë humbje, për më shumë se dy javë. Është kjo njëra nga arsyet, që i jep një vlerë shtesë këtij suksesi, por edhe paraqitja e ekipit ka qenë më shumë se brilante. Gjithsesi, jo pak rëndësi ka patur kjo fitore edhe për ndryshimin e situatës. Nëse përpara saj kishim një situatë, ku futbollistët stërviteshin nën presionin e ndjenjë faji, tashmë krejt ndryshe është situata, ku është kthyer gallata, por edhe serioziteti në stërvitje vazhdon të jetë i njëjtë.

Fitorja ndaj Gramshit ka patur edhe një specifikë, atë të shënimit të golave nga dy futbollistë serbë… nga dy Aleksandër. Ka qenë fillimisht Miliç dhë më pas mbrojtësi Stojkoviç, që ka qetësuar me golin e dytë. “Patjetër – thotë Aleksandër Miliç - që në fillim më gëzon fitorja e ekipit dhe vazhdimi i ndjekjes së Luftëtari të vendit të parë, duke e ruajtur diferencën, por jo më pak edhe shënimi i golit. Mendoj se bashkë me grupin kemi filluar të integrohemi edhe ne që kemi ardhur me vonesë. Një “bonus” jo i vogël është edhe mbështetja dhe inkurajimi i tifozerisë, duke na bërë të besojmë se nuk jemi vetëm.

Por ky takim iku dhe tani duhet të shtrëngohemi për takimin e radhës, atë me Gramozin, që sikur kam mësuar kanë për “aleatë” edhe të ftohtin e madh që bën në atë qytet. Por na ngroh ambienti ku luhet ndeshja, që sikur thonë, atje luhet futboll i pastër dhe pa presione. Kjo ka më shumë rëndësi për ne, që të bëjmë futbollin tonë pa qenë nën presion”, ka përfunduar sulmuesi Aleksandër Miliç. Ndërkohë në stërvitjen e së martës, i gjithë grupi ka qenë nën urdhrat e trajnerit Kulli, nën një atmosferë tejet optimiste.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top