Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja fiton sërish, por Kullit i mungojnë ca gola

Fitorja ka krijuar një situatë entuziaste në kampin lezhjan. Edhe pse ndaj Gramshit nuk janë hasur vështirësitë e parashikuara, përsëri futbollistët e kanë luajtur ndeshjen me seriozitetin e një profesionisti. Një lloj pengu është se këtij takimi i kanë munguar edhe disa gola të tjerë, por gjithsesi detyra është kryer. Trepikëshi i radhës ka ruajtur distancën nga kryesuesi Luftëtari, por ky nuk është objektivi themelor i Besëlidhjes. Është kjo arsyeja që, edhe analiza rutinë e së hënës, përpos se i ka falënderuar futbollistët, nuk ka lënë pa "fshikulluar" edhe “tolerancën” tej limiteve të futbollistëve. Eshtë shpërdoruar shuëm, çka e ka bërë teknikun Kulli që ta vlerësonte takimin si “të rasteve të humbura”. Por kur këto raste humben në një takim që e plotëson objektivin kryesor, tre ikëshin, atëhere edhe ky gabim zvogëlohet. Por mund të vijë një ditë që edhe një gol i vetëm bën shumë punë…

Tashmë Besëlidhja i është përveshur punës që, jo vetëm të ruajë distancën me kryesuesin, por të përfitojë edhe nga ndonjë gabim i pritshëm i Luftëtarit. “Rëndësi ka që të ruajmë ritmin dhe të korrigjojmë ato gabime që u panë nga takimi i radhës. Dua të them se ekipi i Gramshit ishte një ekip më i madh se emri që ka. Me këtë do të thoja se nuk i ka të rastësishme pikët në transfertat e kalendarit normal, por edhe nga takimet në “shtëpi”. Gjithsesi ne do të vazhdojmë të përgatitemi me seriozitet për t’i marrë ndeshjet një nga një, pa u shqetësuar për kryesuesin, apo atë që na ndjek. Kjo nuk do të thotë se jemi të shkëputur nga realiteti, por do ta ndjekim atë me realizëm dhe pa komplekse. Nëse ne bëjmë punën tonë mire, edhe e mira e përgjithshme nuk do të na vonojë në objektivin primar. Le të besojmë tek më e mira”, do të përfundonte tekniku i mirënjohur, Ridvan Kulli për fitoren e porsalënë pas, por edhe për sfidën e radhës. Me një stërvitje të lehtë shkrythëse ka vazhduar pjesa tjetër e pasdites pas analizës.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top