Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja, ne skuadra për t’u mundur

Në "shumëkombëshen" Besëlidhja, shkodranët janë ata që dominojnë. Ata kanë sjellë në Lezhë edhe traditën e futbollit të qytetit të tyre. Padyshim Bruno Kepi është një ndër futbollistët me një paraqitje nga më të stabilizuarat, Edhe pse njihet si një ballshiot mbrojtësi e ka marrë këtë “origjinë”, nga aktivizimi dhe paraqitja e shkëlqyer pranë ekipit të Bylisit një sezon më parë. Mbrojtësi i krahut të djathtë është një ndër pikat më të forta të Besëlidhjes dhe bashkë me pozicionin e mbrojtësit, po kaq mirë bënë edhe atë të sulmuesit të këtij krahu, sa herë që skuadra është në fazën ofensive. Shkodrani i mbrojtjes do të fliste më superlativa për ambientin lezhjanë, si dhe për mbështetjen e tifozerisë vendase. “Është një tifozeri dhe një ambient që të detyrojnë ta respektosh. Edhe ne jemi munduar që ta kënaqim, së paku me rezultate. Ndodhemi në vendin e dytë, por kjo nuk na shqetësojnë, sepse me kalimin e kohës, gradualisht do ta marrim edhe të parin, sepse ne i kemi kaluar ndeshjet e forta për këtë fazë. Rëndësi ka që jemi një grup i konsoliduar dhe shumë shpejt do të udhëheqim tabelën e klasifikimit.

Tani që kemi kaluar një ndeshje të vështirë, sikur është Besa edhe ekipi ka krijuar siguri në vetvete dhe kjo na ka siguruar edhe besimin se nëse luajmë kështu do të jemi më të fortët e kësaj kategorie. Përpara kemi një ndeshje të vështirë dhe këtë nuk e them vetëm për Ilirinë, por për të gjitha ekipet. Sidoqoftë, nuk besoj se ka ndonjë ekip në këtë kategori, që të ketë kualitetin e ekipit tonë. Kemi një avantazh që këtë takim, se do ta zhvillojmë në një fushë asnjanëse dhe afërsia me Lezhën do ta bëjë këtë ndeshje sikur luajmë në stadiumin tonë. Tifozeria jonë na ka ndjekur deri në Ersekë dhe Skrapar dhe jo më këtu në Mamurras, që është më shumë Lezhë se Fushë-Krujë. Besojë se përpos vështirësisë do ta kalojmë edhe këtë pengesë edhe pse Ilirisë i duhen këto pikë”, ka përfunduar komentin e tij, mbrojtësi i djathtë Bruno Kepi.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top