Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Ekipi mbërrin në Ersekë me objektiv fitoren e parë në trasfertë

Ka përfunduar përgatitja javore anti-Gramoz dhe sot në mesditë lezhjanët do të nisen për të "kapur" majën e Gramozit. Kundrejt një ekipi që është i fortë në fushën e vetë, këtë radhë lezhjanët do të kenë si "aleatë" mungesën e tifozerisë vendase . "Është një avantazh për ne por jo përcaktues", do të thoshte për këtë situatë talenti i sulmit lezhjan, Arens Dibra". Kjo, jo se nuk ka rëndësi, sepse do të jemi në “inkubator” dhe të pandikuar nga presioni i tifozerisë, por unë do të thoja, se nuk është i tillë, sepse në Ersekë organizimi i ndeshjeve bëhet perfekt nga stafi, apo forcat e sigurisë. Gjithsesi është një “bonus” më shumë dhe do të mundohemi ta shfrytëzojmë në maksimum.

E rëndësishme është që ne të jemi në ditën tonë më të mirë, çka do të thotë që futbollistët të jenë në formë dhe të japin maksimumin e mundshëm.  Gramozi është një ekip që ka krijuar fizionominë e vet dhe gjithmonë ka treguar vlerat e një ekip pretendent për një kategori më sipër. Edhe sezoni që shkoi ka qenë një rival deri në javën e fundit për të kapur ndeshjen e play -off. Edhe pse nuk kemi shumë njohuri për këtë sezon tradita e pretendimit, është vetvetiu një tregues dhe një eksperiencë që i bënë vendasit një ekip të fortë. Shkojmë në Ersekë me objektiva qartësisht të përcaktuara dhe pa asnjë mëdyshje, por kjo nuk do të thotë se do ta kërkojmë rezultatin pa e merituar atë.

Edhe stërvitja javore i ka shërbyer kësaj sfide duke aplikuar skema interesante të ndërthurjes së mbrojtjes me kundërsulmin.  Besoj se edhe pse do të jetë e vështirë nuk do të jetë e parealizueshme fitorja, por kjo kërkon edhe një përkushtim total të forcave, dëshirës dhe profesionalizmit që ne mendojë se i disponojmë. Duke qenë se ne këto i kemi edhe suksesin e mendojmë të realizueshëm. Rëndësi ka që grupi jonë i ka të gjithë futbollistët të gatshëm dhe kjo na jep edhe më shumë besim dhe siguri", do të përfundonte sulmuesi shkodran i Besëlidhjes.

Futbollisti ka kaluar një dëmtim, që e ka larguar nga fusha për më shumë se një muaj, por edhe kur ka luajtur ka qenë një aktivizim jashtë formës optimale, ku sulmuesi e ka kërkuar vetë për të ndihmuar sadopak ekipin e tij. Tashmë lojtari është kthyer në formën normale dhe tifozeria lezhjane shikon një shpresë të madhe në shënimin e sulmuesit shkodran.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top