Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 10: Besëlidhja - Gramshi 2:0. Lezhianët rikthehen tek fitorja

Besëlidhja rikthehet tek fitorja, duke mundur Gramshin me rezultatin 2:0 si gjithmonë në Lezhë. Vazhdojnë rezultatet pozitive në stadiumin "Besëlidhja" ku lezhianët kanë vetëm fitore dhe asnjë gol të pësuar. Një ndeshje e dominuar nga vëndasit që krijonë disa raste për shënim duke gjetur golin në minutën e 42' me anë të Miliç, që e dërgon Besëlidhjen në avantazh në dhomat e zhveshjes. Në fillim të pjesës së dytë është qëndërmbrojtësi Aleksandar Stojkoviç që dyfishon rezultatin për lezhjanët. Vëndasit kanë disa raste për shënim edhe në pjesën e dytë, por nuk arrijnë të finalizojnë duke humbur disa topa mjaft banalë që mund të shënonin një rezultat tenistik në Lezhë. Me këtë fitore Besëlidhja ngjitet në kuotën e 20 pikëve, gjithnjë në vëndin e dytë me 5 pikë diferencë nga vëndi i parë Luftëtari dhe 1 pikë diferencë nga vëndi i tretë Kukësi. /ksbeselidhja
    

BESËLIDHJA - GRAMSHI      2:0
Shënues: Miliç 42’, Stojkoviç 47’
E shtunë, 19 nëntor 2011, ora 14:00, në stadiumin “Besëlidhja”, Lezhë
BESËLIDHJA: Xhika, Kepi (Shyti 85’), Peqini, Stojkoviç, Gruda, Pepaj, Trajkoviç, Jacaj, Miliç (Mehja), Gavriloviç (Malasi 37’), Dibra. Trajner: R. Kulli
GRAMSHI: Lo. Koçi, Kaloshi, Dushku, Doçi (Balla 56’), Kote, Trashi, Duka (Masolli 59’), Myftari, Marishta, Pencu (Bodurri 67’), Le. Koçi. Trajner: E. Mustafaraj
Gjyqtarë: S. Çeka (Laç), A. Lamçe (Patos), F. Elezi (Durrës)
Kartonë të verdhë: Malasi/ Duka
 
Back To Top