Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 11: Gramozi - Besëlidhja 0:1. Vjen edhe fitorja e parë në trasfertë

Vjen më në fund edhe fitorja e shumëpritur në trasfertë për Besëlidhjen. Lezhjanët fitojnë në Ersekë kundër Gramozit falë një goli të sulmuesit Arenc Dibra në minutë 31' të pjesës së parë. Mbas shënimit të golit, Besëlidhja kontrollon ndeshje duke mbrojtur rezultatin dhe duke shfrytëzuar hapësirat që linin vëndasit, për tu hedhur në kundërsulm. Në pjesën e dytë, Shehu për Gramozin ndëshkohet me kartonin e kuq, duke e bërë më të thjeshtë menaxhimin e ndeshjes nga lezhjanët. Përfundon 0:1 për miqtë. Kjo është edhe fitorja e parë në trasfertë për Besëlidhjen që ruan vëndin e dytë në rënditje, dhe tashmë ndodhet vetëm 2 pikë larg nga kryesuesja Luftëtari që doli e mundur nga Gramshi. Ndërsa ruan hapin e Besëlidhjes, Kukësi që fiton përsëri në shtëpi dhe ndodhet në vëndin e tretë në rënditje, vetëm një pikë larg nesh. /ksbeselidhja.com



GRAMOZI-BESELIDHJA 0-1
Shënues: Dibra 31'
Gramozi: Dervishi, Caka, Shehu, Peçi, Lamaj, Omeraj, Çelikja, Bilibashi, Saliko, Musabelliu (Cale 35') (Lumani 85'), Hysolli. Tr. I.Qirjako
Besëlidhja: Xhika, Kepi, Peqini, Stojkoviç, Gruda, Pepaj, Trajkoviç, Jacaj (90’ K.Dibra), Miliç (70' Mehja), Gavriloviç, Dibra. Tr. R.Kulli
Gjyqtarë: A.Beqiri, D.Muftari (Tiranë), F.Lamaj (Durrës)
Kartona të verdhë: Caka, Lamaj/ Shuti, Mehja (2v)
Kartona të kuq: Shehu/ Mehja

      
Back To Top