Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 9: Iliria - Besëlidhja 1:0. Lezhjanët nuk dinë të fitojnë në trasfertë

Vazhdon seria e rezultateve negative në trasfertë për Besëlidhjen. Lezhjanët pësojnë edhe humbjen e dytë në kampionat, dhe si gjithmonë kjo ndodhë në trasfertë dhe vjen nga një skuadër mjaft modeste. Atëherë kur dukej se do të vinte edhe fitorja e parë për lezhjanët në trasfertë, Ziri ka ndëshkuar Besëlidhjen duke i dhuruar një tre pikësh mjaft të çmuar ekipit të Ilirisë. Besëlidhja që shkëlqen në Lezhë dhe që nuk ka rivalë, duke mundur të gjitha ekipet pretendente, trasformohet në trasfertë. Në katër ndeshje të luajtura ka arritur të marrë 2 barazime dhe 2 humbje, një ecuri tepër negative për një ekip që synon vendin e parë. Ndeshja e rradhës ndaj Gramshit në Lezhë, megjithëse duke parë rezultatet vëmendja e tifozerisë lezhjane është e përqëndruar në trasfertën e javës së 11 kundër Gramozit. /ksbeselidhja


Iliria - Besëlidhja 1:0
Iliria: Baku, Shkëmbi, Gjokeja (46’ Ujka), Doku, Doçi, Ziri, Kurti, Lama (75’ Caca), Bejko, Mitraj (60’ Qiraj), Tali. Tr. F.Sala
Besëlidhja: Xhika, Kepi, Peqini, Stojkoviç, Gruda, Malasi (54’ Shyti), Pepaj (74’ Nikolli), Jacaj, Miliç, Dibra, Trajkoviç. Tr. R.Kulli
Gjyqtarë: A.Janku, N.Bregasi, B.Mesi (Tiranë)
Kartona të verdhë: Gjokeja, Doçi/ Kepi, Dibra
 

    
Back To Top