Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Rikthehet emri stadiumit të qytetit, nga “Brian Filipi” në “Besëlidhja”

Ka më shumë se tre muaj, që Këshilli i ri Bashkiak i qytetit të Lezhës i ka rikthyer emrin stadiumit të qytetit, nga “Brian Filipi” në “Besëlidhja”. Sipas informacioneve të marra nga një prej këshilltarëve ka qenë një vendim unanim i të gjitha ngjyrave partiake. “Vlerësojmë talentin e futbollistit, por kontributi i tij në qytetin tonë ka qenë i kufizuar, si rezultat i kohës së pakët që u aktivizua i ndjeri Filipi pranë moshave të Besëlidhjes”. Ky ka qenë motivacioni për këtë ndryshim. Po mendohet, që ashtu sikur në Cervia të Italisë, atje ku futbollisti ka shkëlqyer dhe si rezultat emrin e talentit Brian Filipi në një statujë gjigande e mban një kompleks madhështor, këtë përjetësim do ta bëjmë në një nga komplekset, që do të ndërtojmë për akademinë e moshave të Besëlidhjes"
 
Back To Top