Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Trajneri Kulli i kërkon ekipit të tij të qëndrojë me këmbë në tokë

Ecuria e lezhjanëve është vërtet e kënaqshme, por tekniku kërkon të mos “fluturohet”. Me një analizë formale ka nisur java stërvitore e lezhjanëve. Tashmë, paraqitja dhe fitoret e njëpasnjëshme e kanë kthyer në “modë” këtë formalizëm edhe pse trajneri Kulli është i “pangopur” duke kërkuar dhe kritikuar parreshtur, për të përmirësuar paraqitjen e të tijve Por, ajo që i tëmbet më tepër njëshi i stolit lezhjan është qëndrimi “fluturimi”. Fitorja me Besën, përpos tre pikëve, ka çertifikuar edhe dilemën e retorikës se Besëlidhja ishte një ekip i rastësishëm me këto rrezultate, apo një pretendentë më shumë se serioze? Natyrshëm, retorika e ka edhe përgjigjen. Gjithsesi, tekniku i mirënjohur, mbasi do të falënderonte futbollistët e tij, por edhe duke kritikuar të metat e vërejtura të këtij takimi, do ta quante të kryer “misionin”.

 “Ashtu sikur edhe pritej, ka qenë një takim i vështirë”, do të niste Kulli për “Sport Ekspres”. “Besa është Besë dhe sado jashtë forme të jetë, e ka “hijen” e rëndë. Po unë do të thosha se ka qenë një ndër ekipet pretendente që ka bërë paraqitjen më të mirë deri tani. Edhe pse kemi fituar, takimi i ka patur brenda të tre rezultatet. Mungesat, presioni që krijohet tek futbollistët kur luan me një ekip të fortë dhe aq më tepër kur objektivi është i “panegociueshëm”, vetëm fitore, ta krijonë një “ngërç” që të frenon për të dalë atje ku e kishim përgatitur ndeshjen. Gjithsesi, jam i kënaqur që kemi një ecuri pozitive dhe ajo që do t’i trembesha më shumë është euforia. Kampionati është i gjatë dhe përpara na presin shumë sfida të vështira, madje jo pak i vështirë është edhe takimi i së shtunës me Ilirinë, prandaj duhet të qëndrojmë me “këmbë në tokë”. Në se vazhdojmë kështu grupi i ka forcat për ta përballuar me sukses deri në fund garën" .

Pyetjes, për prononcimin e presidentit Bizhdili, për mikpritjen lezhiane, tekniku Kulli do t’i përgjigjej: "Po, ne jemi një ekip i traditës. Nuk dua të bëj “Belulin”, duke u mburrur por organizimi i ndeshjeve në Lezhë është në sistem. i them presidentit kavajas se ky ambient nuk është vetëm për Besën, apo për një rast kur jemi të vëzhguar nga FSHF, por edhe për një ndeshje fëmijësh. Tek ne fiton Besëlidhja se luan më mirë, por në të kundërt kushdo mund ta fitojë ndeshjen dhe të duartrokitet. Pastaj, ne jemi një ekip i investuar dhe jo i rastësishëm që kërkojmë të marrim një fitore me presione, apo me gjyqtarë, aq më tepër, më shumë se ne, askush nuk mund ta kuptojë këtë lloj penaliteti, sepse e kemi vuajtur sezonin e kaluar deri aty sa jemi këtë vit përsëri në këtë kategori", do të përfundonte Ridvan Kulli, trajner i ekipit Besëlidhja.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top