Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

U-17: Besëlidhja merr tre pikëshin e parë të sezonit në Elbasan

Besëlidhja arrin të marrë një fitore-surprizë në Elbasan, duke mposhtur vendasit me rezultatin e ngushtë 0-1.Goli i vetëm i takimit u shënua në pjesën e dytë dhe ka si autor sulmuesin Vocaj. Ishte një lojë tërësisht e vaktë, ku të  dyja skuadrat zhvilluan një paraqitje të dobët. Miqtë nga Lezha janë treguar më të saktë se vëndasit në rastet që janë krijuar, duke arritur kështu të marrin edhe fitoren e parë në këtë sezon. Duhet theksuar se Elbasani e nisi ndeshjen pa tre titullarë, që ishin lënë në stol nga stafi teknik, duke e nënvlerësuar ekipin mik, por që rezultoi një “vetëvrasje”. Për nivelin e lojës së dobët u bë shkak edhe terreni në fushën e vjetër sportive “Shefqet Lamçja”.

Elbasani – Besëlidhja 0–1
Elbasani: Balukja, Hela, Kalallari, Turhani, Salla, Çarhoshi, Qemalli, Kotherja, Bullari, Laze, Lutaj (u aktivizuan: Alla, Mukja, Tupi). Trajner: S. Dalipi
Besëlidhja: Jakaj, Kalemi, Pervathi, Marku, Përgjini, Simonaj, Gjyrashi, Dodaj, Fusha, Makeldaj, Vocaj. Trajner: O. Gjyrashi
Shënues: Vocaj 58’
Gjyqtarë: E. Guçe, S. Met’hoxha, R. Zeneli (Lushnjë)
 
Back To Top