Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Besëlidhja, Kukësit: Historia nuk fillon sot

Ka nisur java stërvitore anti-Kukës në kampin lezhjan. Një javë që ka patur si sipar, një analizë të takimit miqësor që Besëlidhja ka zhvilluar të shtunën e kaluar me ekipin e Vllaznisë në Shkodër. Pavarësisht rezultatit, trajneri Kulli e ka vlerësuar si të dobishme këtë sfidë. Ajo që ka rënë në sy ka qenë tendenca për të luajtur thuajse me tre të deklaruar në sulm. Dhe shkodranit fantazist, Vahi Pepa, i është dashur që të përballet me patriotët e vet në një takim që edhe pse miqësor ka qenë tejet rivalizues. Shkodra “pas krahëve”, në Lezhë po mendohet me seriozitet për Kukësin. Edhe pse kuksianët e trumbetojnë fort kolonën me shifër “0” të humbjeve, apo mospësimin e asnjë goli në fushën e tyre, për lezhjanët, kjo nuk përbën ndonjë sukses trumbetues, edhe pse të tillë i kanë edhe ata. Ashtu sikurse “detaji” që Besëlidhja ka pësuar vetëm 5 gola në total, ndërsa Kukësi, 7 të tillë. Por kuksianët do ta "zgjonin gjarprin nga gjumi" teksa do t’u tregonin humbjet e Besëlidhjes me ekipet që janë në fund, sikur Skrapari apo Iliria.

"Edhe pse para këtyre kemi mundur Elbasanin, Luftëtarin, Besën përsëri i falënderojmë kuksianët që na kujtojnë që të mos i nënvlerësojmë në takimin e radhës. i kuptoj miqtë e mi që, kur arrin për herë të parë në këto suksese, euforia ta mbulon realitetin. Besëlidhja është e mësuar me këto suksese dhe nuk i bën më përshtypje numri i golave apo humbjeve në fushë apo jashtë saj. Historia nuk fillon këtë të shtunë, por ka vite që ka nisur për t’u shkruajtur. Dhe Besëlidhja e ka të mbushur me suksese këtë.

Takimin që do të luajmë atje e kemi vlerësuar si të një rëndësie të veçantë për vetë ngjeshjen e pikëve që kanë ekipet në krye të klasifikimit, aq më tepër që edhe marrjen e pikëve të Luftëtarit në Velipojë e shikojmë si të pamundur. Por do të desha të mos e ngarkoj situatën me prononcime acaruese", do të prononcohej për “Sport Ekspres”,  27-vjeçari, Vahi Pepa, një afrim i këtij sezoni pranë ekipit të Besëlidhjes. Mesfushori ka provuar eksperienca të shumta në karrierën e tij, ku do të niste me Vllazninë, për ta vazhduar karrierrën më pas me Tërbunin, Adën dhe së fundmi me Besëlidhjen.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top