Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Ivanaj: Sikur të ndaheshin nga tri pikë

Edhe pse nuk ka qenë në kohën më të mirë, përsëri lezhianët janë solidarizuar me protestën e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, jo vetëm duke zbatuar vendimet, por u japin atyre edhe një mbështetje morale. Nëse bojkotimi i gjyqtarëve ka si subjekt luftimin e dhunës kundër "xhaketave të zeza", për lezhianët kjo dhunë fizike dhe psikologjike ka qenë “bashkëvuajtëse” edhe tek ekipi i Besëlidhjes, sidomos në sezonin e kaluar, në takimet që ekipi ka luajtur në transferta. Ndoshta mund të jetë ndër ekipet që është penalizuar më shumë, si nga gjyqtarët e “detyruar”, ashtu edhe nga presioni vendas.

Pse jo, kjo ka ndikuar deri në mosarritjen e objektivit në edicionin e shkuar. Gjithsesi, njëzëri në unison, stafi i Besëlidhjes dëshiron, që ngjarje të tilla të jenë të fundit dhe të mos përsëriten më. Por atmosfera në kampin e “ultrasve” është ndezur paksa edhe nga prononcimet verbale të protagonistëve të ekipit të Kukësit, megjithëse në përgjithësi po mbahet një qëndrim qytetar, nga të dyja tifozeritë. Megjithatë, sipas lezhjanëve, vendasit duhet t’i gëzohen edhe këtë javë renditjes, kaq pranë në pikë me Besëlidhjen, sepse nuk do ta kenë më këtë shans. Por në këtë kryesfidë, lezhjanët do të kenë përballë edhe tre futbollistët e mirënjohur të Kukësit, sikurse janë lezhianët Kreshnik Ivanaj, Andi Koçi, por edhe Picolin (Klaudio Pjetrushi) e famshëm, që edhe pse nuk është federuar, është një kuksian “rrace”, ndoshta edhe nga pakënaqësitë që ka patur nga ekipi i origjinës.

Jo pak të forta kanë qenë edhe prononcimet, si mediatike, por edhe ato në ambientet publike të Lezhës, të këtyre futbollistëve, teksa do të kërkojnë “shpagim”, duke bërë një paraqitje të pakompromis profesionistësh. “Kreshniku” (Ivanaj) lezhjan i Kukësit do të tregohej më diplomat, teksa do ta zbuste situatën, duke u shprehur se: “Padyshim, ne kemi një pjesë Besëlidhje në qënien tonë, sepse jemi produkt i këtij ekipi dhe këtij qyteteti, por kjo nuk do të thotë, që pjesa sentimentale të mposht atë profesionale. Kemi respekt për arritjet e Besëlidhjes dhe këto na kënaqin edhe ne edhe pse nuk jemi pjesë e ekipit. Na kënaqin si ish-pjestarë të ekipit, si qytetetarë të këtij qyteti, pse jo edhe si malësorë. Por ne jemi profesionistë dhe për këtë paguhemi, që të bëjmë më të mirën për kontratën që kemi nënshkruar. Do të dëshiroja që tre pikët t’i fitonte më i miri.

Dëshira do të ishte që t’i fitonin të dy ekipet, por kjo nuk mund të ndodhë, prandaj le të fitojë ai që do ta meritojë dhe ne për këtë jemi të “mbrojtur” nga të dyja anët. Kushdo që të fitojë do të na “hidhërojë”, vetëm publiku dhe futbolli të jetë i gëzuar”, do të përfundonte një lezhjan i Kukësit. Ndërkohë, stërvitja ka vazhduar normalisht në kampin lezhjan dhe do të duhen edhe tetë ditë pritjeje, për të “shijuar” atë që Besëlidhjes i ka ardhur më pranë se asnjëherë tjetër për këtë fazë. Arritjen e vendit të parë, duke u ndihmuar edhe nga kalendari.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top