Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 13: Kukësi - Besëlidhja 2:0. Arbitri i dhuron fitoren kuksianëve

Ka përfunduar supersfida e turpit të veriut, Kukësi - Besëlidhja, me fitoren e vëndasve. Një arbitrër diletant i dhuron fitoren Kukësit. Në minutën e 35' dhuron një 11 metërsh të dyshimtë për vendasit, dhe sikur të mos mjaftonte ndëshkon edhe me kartonin e kuq kapitenin Peqini. Jevdeviç trasformon në gol penalltinë duke kaluar në avantazh ekipin e Kukësit. Që nga ky moment krijohet një tesion i madh në shkallët e stadiumit, ku tifozeria lezhjane, e shumtë në numër nuk pajtohet me këtë vendim skandaloz të gjyqtarit të takimit. Në pjesën e dytë lezhjanët mundohen të ndryshojnë rrjedhën e ndeshjes por është tepër e vështirë, me një lojtarë më pak dhe një kundërshtari serioz. Kërkimi me ngulm i golit të barazimit nga ana e lezhjanëve vetëm sa i ndihmon vëndasit të keni më shumë hapësirë për të thelluar rezultatin. Përfundon kështu Kukësi - Besëlidhja 2:0, ku Besëlidhja zbret në vendin e katërt në rënditje. /ksbeselidhja
     
Kukësi - Besëlidhja 2:0
Shënues: Jevdeviç 38’ (p), Berberi 68’
Kukësi: Koçi, Berberi (Renxa 75’), Prençi, Lila, Rexhepi, Thana, Pashaj, Jevdeviç (M.Kola 80’), Mziu (Halili 85’), Ivanaj, Malo. Tr. S.Berberi.
Besëlidhja: Xhika, K.Dibra, Kepi, Peqini, Stojkoviç, Gruda, Pepaj, Malasi (60’ Shuti), Trajkoviç, A.Dibra, Miliç (72’ Mehja). Tr. R.Kulli
Gjyqtarë: M.Masha, A.Pregja, D.Myftari (Tiranë)
Kartona të verdhë: Berberi, Lila/ Peqini, Malasi
Karton i kuq: Peqini
   
Back To Top