Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Java 15: Vlora - Besëlidhja 0:0. Nuk ka fitues në Vlorë

Vlora dhe Besëlidhja kanë barazuar pa gola në stadiumin “Luftëtari”, në ndeshjen e fundit të vitit dhe të fazës së parë. Një ndeshje që ka pasur më shumë emocione gjatë pjesës së dytë, kur të dy ekipet e kanë kërkuar me ngulm golin dhe i janë afruar ndjeshëm, por nuk kanë mundur ta shënojnë atë. Ndeshja nis e qetë, pa raste të rrezikshme në portat respektive, pasi loja përqendrohet në mesfushë, madje ka edhe shumë ndërhyrje të rënda, që e detyrojnë gjyqtarin Jorgji të nxjerrë kartonë të verdhë. Sinjalin e parë e jep Serjani, i cili godet brenda zonës, por topi largohet nga një mbrojtës mik. Vlora luan më mirë pjesën e parë, por pa pasur rrezikshmëri para portës kundërshtare.

Besëlidhja bazohet te serbi Miçiç, por ai nuk ka mundësi ta kërcënojë seriozisht portën vlonjate. Besëlidhja duket një ekip pa shumë kurajë, por herë pas here kundërsulmon, por pa efikasitet. Pjesa e parë mbyllet në barazim, ndërkohë që 45 minutat e dyta janë më të mira. Besëlidhja dhe Vlora kanë mundësi për të shënuar, por nuk i shfrytëzojnë rastet që u paraqiten.

Vlora mbetet me 10 vetë, pasi Kaçani merr kartonin e dytë të verdhë. Besëlidhja ka mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh, ku Miçiç del përballë portierit Hysi dhe nuk arrin të shënojë, pavarësisht se ka tentuar dy herë. Edhe Vlora ka një rast të artë me Skënderajn afër fundit të të ndeshjes, por në çastin e fundit topi i goditur prej tij devijohet nga Stojkoviç.

Besëlidhja luan më mirë, pasi ka edhe superioritet numerik, ndërsa Vlora i beson kundërsulmit dhe mund t’i kishte ndëshkuar miqtë, nëse do t’i shfrytëzonte si duhet rastet që krijoi. Nuk ka gol dhe gjithçka mbyllet në barazim.

Vlora - Besëlidhja  0-0
Vlora: Hysi, Bisha, Myderizi, Kaçani, Hoxha (Cërova 78’), Strati (Prifti 74’), Çaushaj, Serjani, Shabani (Dalipaj 72’) ,Skënderaj.
Trajner: A.Haxhiaj.
Besëlidhja: Xhika, Shuti, Peqini, Stojkovic, K.Dibra, Gruda, Jaçaj, Pepaj, Malasi, A.Dibra (Mehja 65’), Miçiç. Trajner: R.Kulli.
Gjyqtarë: E.Jorgji, R.Preça, E.Gançi (Elbasan)
Kartonë të verdhë: Myderizi, Kaçani, Peqini, K.Dibra, A.Dibra
Karton i kuq: Kaçani
Burimi: Sporti Shqiptar
Back To Top