Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Anësori, kunati i lojtarit të Kukësit dhe komshi me trajnerin!

Tepër i nervozuar ka qenë pas ndeshjes, presidenti i Besëlidhjes, Noka: “Fillimisht kam patur vetëm dyshime që penalltia e akorduar kundër nesh, shoqëruar me karton të kuq nuk qëndronte në asnjërin nga vendimet: së pari, veprimi është kryer jashtë zonës sonë dhe së dyti, prekja e topit me dorë ka qenë krejt e pavullnetshme. Them fillimisht, pasi tani nuk kam asnjë dyshim për dyshimin e shfaqur. Dhe a e dini pse? Jo se pashë moviolën e rastit, por se u njoha me një “moviolë” tjetër: Anësori i ndeshjes së sotme është  kunati i futbollistit Berberi të Kukësit. Edhe tjetra: dera e apartëmentit të tij në Tiranë është ballë për ballë me atë të Shahin Berberit, trajnerit të Kukësit. Nuk e di se si mund ta justifikojnë në Federatë përzgjedhjen e këtij gjyqtari, por unë jam i vendosur t’i shkoj deri në fund kësaj historie.

Burimi: Sport Ekspres
Back To Top