Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kuksianët: Besëlidhja ta harrojë “arratisjen”!

Trajneri Berberi e konsideron thjesht ndeshje të radhës, ndërsa lezhjani Pjetrushi parashikon fitore me gol të Ivanajt. Kukësi, rivali më i afërt i Besëlidhjes, e pret me mjaft optimizëm e shpresë ndeshjen me lezhjanët. Futbollistët kuksianë kanë shumë besim për suksesin e radhës dhe u thonë lezhjanëve ta harrojnë “arratisjen”, pasi duhet kaluar “kloni”, që është në Kukës. Pas fitores me Skraparin në transfertë, Kukësi po përgatitet për ndeshjen më të rëndësishme para tifozëve të tij, atë me Besëlidhjen rivale. Kontigjenti prej 22 futbollistësh e ka nisur punën në Tiranë, ndërkohë që të mërkurën është grumbulluar në Kukës.

Trajneri Berberi - Trajneri Shahin Berberi thekson për “Sportin shqiptar” se Besëlidhja është thjesht një ndeshje e radhës: ”Betejat tona kanë filluar që në fazën përgatitore. Nuk merremi me Besëlidhjen. Ne kemi punën  tone dhe lezhjanët i konsiderojmë si çdo ekip tjetër. E kam deklaruar gjithmonë se në asnjë moment nuk duhet të vetëkënaqemi,” – deklaron kreu i stolit kuksian, i cili, duke folur më tej për rivalët, thekson:

“Rivalët tanë i kanë fituar ndeshjet brenda me 4-5 penallti, ndërsa Kukësi ka fituar deri tani vetëm një të tillë në fushë kundërshtare. Megjithatë, secili meriton vendin që ka. Cilësia e skuadrës sonë është ngritur nga dita në ditë. Kukësi zhvillon lojë kolektive, pavarësisht se golat po i shënon Ivanaj.”

Pjetrushi - Për ndeshjen me Besëlidhjen flet edhe lezhjani Klaudio Pjetrushi, i cili po stërvitet me ekipin kuksian, në pritje të federimit në janar, pas aventurës italiane. ”Kukësi fiton me Besëlidhjen, me gol të shënuar nga Kreshnik Ivanaj,” – parashikon futbollisti lezhjan, Pjetrushi.
Burimi: Sporti Shqiptar
Back To Top