Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Kuksjanët, këta komshinjt, që po na bëjnë “karshillëk”

Kanë përfunduar stërvitjen anti-Kukës, për t’iu nënshtruar sot një seance të lehtë dhe më pas një regjimi të rreptë “kazerme”, në një nga hotelet e qytetit. Afërsia me qytetin mikpritës të Kukësit do të bëjë, që skuadra të niset vetëm pak orë para fillimit të takimit. Padyshim, në këtë axhendë e pa dokumentuar është edhe pjesa e organizuar e tifozerisë, që do të shoqërojë ekipin. Trajneri Ridvan Kulli do të ketë komoditetin, e të pasurit në dispozizicion, të të gjithë kontingjentit të futbollistëve, madje edhe në formën më të mirë të mundshme. Edhe qendërmbrojtësi serb Aleksandër Stojkoviç, nuk ka mbetur jashtë emocioneve që ka përfshirë kryendeshja, midis Besëlidhjes dhe Kukësit, madje përgjegjësia e tij është e dyfishtë, sepse serbi ka fituar zemrat e tifozerisë me paraqitjen dhe grindën e tij.

Kjo ka bërë, që ai përpos se është një prej liderëve të ekipit, të ketë edhe një status special, atë të një prej liderëve të "Ultrasve të Besëlidhjes". Për takimin e nesërm, Stojkoviç, përpos vështirësive do të tregohej po aq entuziast, sa një tifoz i thekur. “Kukësi nuk është rastësisht në vendin e tretë. Edhe pse futbollistët e këtij ekipi i njoh pak, ecuria që nga Kategoria e Dytë dhe në vazhdim, deri në arritjen e kësaj renditje sot, të bën të kuptosh se atje ka seriozitet, madje është nj skuadër e programuar për suksese. Ne jemi të përgatitur, për të përballuar ekipe shumë më kualitative se kaq, por Kukësi duhet vlerësuar, pvarësisht se kjo nuk ia vlen të quhet kryendeshje.

Gjithsesi, flitet për një sfidë “komshinjshë”, si në renditje ashtu edhe në afërsi gjeografike dhe kjo e kthen takimin në një derbi dhe në takime të tilla fiton ai që vë zemrën në fushë. Në këtë moment, ne jemi të motivuar në maksimum, sepse fitorja ka vlera të shumëfishta, duke filluar që nga “asgjësimi” i një rivali, por pse jo, një fitore e mundshme na nxjerr në krye, duke ditur që Luftëtari do të luajë në transfertën e Velipojës. Këtë e them nga paraqitja që bëri Ada këtu në Lezhë. Por çfarë bëjnë ekipet e tjera nuk ka shumë rëndësi për ne.

Ne duhet të tregojmë mundësitë tona për ë aspiruar Superioren dhe nëse ndodh kështu besoj edhe tek suksesi. Një thirrje tifozerisë jo për pjesëmarrje, por për t’u sjellë, ashtu siç i ka hije një qytetari lezhjan, me kulturë, qetësi dhe vetëpërmbajtje. Unë besojë, se ashtu sikurse ekipi në fushë edhe tifozeria jonë do performojë kulturë”, përfundon mbrojtësi Aleksandër Satojkoviç, një idhull për tifozët lezhjnë.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top