Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Lezhjanët në kor: Kukësi nuk është konkurrenti ynë

Pasi kanë hedhur pasë krahëve dëshpërimin e një humbjeje, sikur ishte ajo e transfertës së Kukësit, lezhianët i janë përveshur punës, për pregatitjen e takimit të radhës, atë me fqinjët e Mamurrasit. Në këtë takim, lezhianët do të kenë mungesat e kapitenit Peqini, i cili është i penalizuar nga një karton i kuq, si dhe të fantazistit Jacaj. Për këto mungesa, stafi lezhianë është i pashqetësuar, pasi veç faktit që grupi i lojtarëve është i dubluar, në mënyrën më të mirë të mundëshme, por ky takim luhet përpara tifozerisë vëndase, që është një tjetër avantazh.

Edhe njëri nga futbollistët e shquar të repartit difensiv, në mbrojtjen e Besëlidhjes, shkodrani Bruno Kepi, e ka përjetuar i shqetësuar padrjetësinë e humbjes në Kukës, por kërkon që të ruhet atmosfera optimiste brënda grupit. “Mendoj se atë humbje duhet ta hedhim mbrapa dhe le të merren organet kompetente me vendosjen e drejtësisë. Edhe pse kemi humbur një pozicion në renditje, ekipi i ka forcat për të reaguar dhe për t’u rikthyer në krye të tabelës. Ndërsa pësa i përket Kukësit, vërtetë na i mori tre pikët, por nuk besoj se do t’i nevojiten shumë, pasi nuk besoj se e kanë seriozisht, për të pretenduar ngjitjen në Kategorinë Superiore.

Që këtë javë do të jemi sipër tyre, por kjo nuk ka shumë rëndësi, se ne garën nuk e kemi me Kukësin, por me Luftëtarin, Besën, apo Lushnjën. Dy ndeshjet e fundit do të jenë si finale dhe ne do të marrim maksimalen e pikëve, për të bërë edhe njëfarë autokritike. Gjithçka na favorizonë edhe pse ne do t'ja bëjmë shërbimet, sikur të ishte një ndeshje finale”, përfundon mbrojtësi i djathtë i ekipit të Beslidhjes, Bruno Kepi, i cili gjatë takimit të fundit ka zëvendësuar kapitenin Peqini, në rolin e qëndërmbrojtësit, detyrë që do ta ketë edhe në dy takimet e fundit të vitit.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top