Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Luhet “matanë tunelit”? Kulli e sheh ndryshe: Presioni është mbi ta!

Lezhjanët kanë ndryshuar "shtëpi", duke e zhvilluar stërvitjen e këtyre ditëve në fushën e "Lëkurëve" në Shkodër. Në fakt ka qenë takimi miqësor që lezhjanët zhvilluan me Vllazninë, si dhe mospërshtatja që u vërejt nga futbollistët në kushtet e një fushe me bar sintetik, që ka spostuar stërvitjet Shkodër. Dita e sotme do t’i gjejë futbollistët në takimin e kontrollit, ku tekniku Kulli do të hedhë në fushë, kundrejt ekipit të rezervave, formacionin bazë. "E kemi vlerësuar takimin si të gjithë të tjerët edhe pse ka specifikë, sepse luhet me një ekip që është vetëm një pikë larg nesh dhe mbi të gjitha është edhe një përballje kryesuesish. Mendoj se eksperienca jonë është e mjaftueshme për ta suportuar edhe këtë takim që nuk luhet vetëm në fushë, por edhe psikologjikisht. Transfertë?  Besoj se ne këtu jemi të avantazhuar, ngaqë kundërshtari do të ketë mbi vete edhe ngarkesën e tifozerisë së tij, që i kërkon vetëm fitore. Besoj se jemi gati të bëjmë edhe shkëputjen dhe për këtë kemi punuar fort dhe me seriozitet”.

Eshtë i qetë Kulli. Madje, ka komoditetin të mendojë edhe “jashtë fushës”: “Një falënderim do t’u jepja edhe tifozerisë tonë që na është ndodhur pranë edhe në stërvitje, duke na inkurajuar që të besojmë në projektin Superiore. Por bashkë me këtë, edhe një këshillë: të demonstrojmë qytetari, siç na ka hije, në këtë takim që gjithsesi e ka ngarkesën edhe pse deri tani të dy tifozeritë janë treguar të kujdesshme. Le ta fitojë këtë takim malsorësh më i miri ", do të përfundonte traineri i mirënjohur, Ridvan Kulli, në një prononcim për “Sport Ekspres”. Që nga sot, futbollistët do të jenë të grumbulluar në një nga shërbimet hoteliere, regjim që do të mbahet i tillë deri ditën e shtunë, kur ekipi do të udhëtojë në drejtim të Kukësit.
Burimi: Sport Ekspres
Back To Top