Mirësevini në faqen e Besëlidhjes. Për të bashkëpunuar me ne ose për informacion. Kontakt: info@ksbeselidhja.com

Miqësore: Vllaznia - Besëlidhja 2:1

Ndërprerja e kampionatit për shkak të bojkotit të gjyqtarëve, i ka vënë menjëherë në lëvizje drejtuesit e Besëlidhjes. Për të mos e lënë pushim këtë ditë, ata menjëherë kanë planifikuar zhvillimin e një ndeshje miqësore. Përballë tyre ka qenë ekipi i Vllaznisë dhe ndeshja është zhvilluar sot në orën 11.00 në fushën sportive "Reshit Rusi". Mes këtyre skuadrave ka patur edhe një tjetër përballje miqësore pak kohë më parë kur kampionati u pat ndërprerë sërish, atëherë për shkak të ndeshjeve të kombëtares. Miqësorja e kësaj here do t'i shërbejë edhe njëherë tjetër trajnerëve Vata e Kulli për të parë gjendjet e skuadrave të tyre në prag të sfidave të rradhës që ato kanë me Dinamon dhe Kukësin.

Eshtë sulmuesit Jurgen Gjini  që shënon golin e parë të ndeshjes në minutën e 29-të pas një krosi të bukur të Hajdarit nga e majta. Katër minuta më vonë, do jetë mesfushori 18 vjeçar Bekim Dema që me të majtën e tij do shënonte një gol shumë të bukur me një goditje të saktë nga jashtë zone duke dyfishuar rezultatin. Pas këtyre dy golave të Vllaznisë, vjen edhe goli i Besëlidhjes me anë të sulmuesit shkodran Arenc Dibra që shënon në minutën e 38-të një gol shumë të bukur. Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet 2-1 por edhe në pjesën e dytë nuk do ketë më asnjë gol tjetër. /ksbeselidhja.com
   
Back To Top